Twitter me veçori të reja. Ja cili do të jetë ndryshimi i shumëpritur - Business Magazine Albania

Twitter me veçori të reja. Ja cili do të jetë ndryshimi i shumëpritur


Kompania do të fillojë të testojë një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të vendosin kufij mbi personat që ata do të lejojnë t’ju përgjigjen tweet-ve të tyre para se të shtypin dërgo. Veçoria, të cilën kompania planifikon ta testojë gjatë këtij viti, është një nga përpjekjet më të mëdha për të luftuar ngacmimet dhe ofendimet në platformën e saj.

Me këtë veçori të re, përdoruesit e Twitter do të jenë në gjendje të zgjedhin se kush mund të përgjigjet në tweet-et e tyre nga një listë opsionesh që përfshijnë: të gjithë, vetëm ndjekësit, vetëm njerëzit që përmenden në tweet, ose askush.

Nëse llogaria është publike, tweet-i do të jetë ende i dukshëm për të gjithë në Twitter, por vetëm audienca e zgjedhur do të jetë në gjendje të përgjigjet.

“Kjo na lejon të krijojmë një format tërësisht të ri për bisedat, që nuk ekzistonte më parë,” tha drejtoresha e produktit në Twitter, Suzanne Xie, gjatë një konference për shtyp në CES.

Masa është eksperimenti më i fundit dhe mbase më i guximshmi në Twitter, në përmirësimin e bisedave në platformën e tij. Kompania më parë prezantoi veçorinë për të fshehur përgjigjet, por prapë kërkonte nga përdoruesit që të fshehin manualisht çdo përgjigje të padëshiruar, e cila nuk është praktike nëse qindra njerëz janë duke komentuar në bisedë.

Lexoni: Themeluesi i Wikipedia lançon një rrjet social. Garon direkt me Facebook dhe Twitter

Për përdoruesit e Twitter që shpesh bëhen objektiv të abuzimit dhe ngacmimit, veçoria për të kufizuar përgjigjet mund të ketë një ndikim të madh në përvojën e tyre pasi kjo mund të parandalojë që bisedat e tyre të mos përhapen me përgjigje të padëshiruara. Dhe shumë përdorues të Twitter kanë qenë pozitivë për eksperimentin si një ndryshim i mirëpritur.

Prapëseprapë, kritikët mund të argumentojnë se ndryshimi mund të ndihmojë në parandalimin e dezinformatave nga mashtrimi i lehtë ose të dëmtojë mundësinë për përdoruesit e Twitter për të bashkëvepruar me figurat publike. Por, Twitter thotë se një nga qëllimet e testit është të zvogëlojë disa nga dinamikat më të pashëndetshme bisedore që ndodhin në Twitter, si ofendimet që ata nuk i pëlqejnë ose raportojnë.

“Një pjesë e qëllimit të eksperimentit është të shohim se cilat janë rezultatet. Si ndikon kjo në situatën e raportit? Si ndikon në atë se si njerëzit përdorin biseda të mira?” tha kreu i produktit në Twitter, Kayvon Beykpour.

Veçoria është, tani për tani, ende vetëm një provë dhe do të jetë e arritshme vetëm për një grup të vogël përdoruesish. Twitter thotë se do të fillojë të eksperimentojë me veçorinë e re të përgjigjeve diku në dy muajt e ardhshëm dhe se do të jetë duke parë nga afër dhe të kërkojë feedback para se të vendosë nëse do ta bëjë atë në dispozicion më gjerësisht, apo jo.

Lexoni: Trump ka postuar plot 11 mijë herë në Twitter për vetëm 2 vjet

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0