Twitter kopjon Tik Tok - Business Magazine Albania

Twitter kopjon Tik Tok

Vazhda e ndryshimeve të Twitter vijon dhe këtë herë bëhet fjalë për një imitim të formatit “For Your Page” të Tik Tok. Platforma e rrjetit social do të ketë tashmë një faqe kryesore të bazuar në algoritëm duke ndryshuar kalimin nga një e tillë në atë me rendin kronologjik.

Butoni i yllit në cepin e djathtë lejonte më parë këtë kalim, por tani do të hiqet si opsion. “For You” dhe “Following” do të jenë zëvendësueset e tij dhe e para do të jetë edhe opsioni automatik.

Shihni postimet që doni të shihni. Prej sot në iOS, kaloni midis dritareve për të parë postime të rekomanduara ‘për ju’ dhe nga llogaritë që ‘ndiqni’, shkroi kompania.

Faqja algoritmike ka ruajtur madje të njëjtat emërtime të përdorura nga Tik Tok. Përditësimi i ri mund të mos pëlqehet nga disa përdorues që kanë refuzuar heqjen e postimeve kronologjike.

Ndryshimi është i disponueshëm vetëm në iOS, ndërsa përdoruesit e Web dhe Android nuk do iu duhet të merren me të deri në një moment të dytë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0