Twitter fshin postimin e Trump, cënonte të drejtat e autorit

Twitter fshin postimin e Trump, cënonte të drejtat e autorit

Twitter

Twitter Inc ka hequr një imazh të postuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi mori një ankesë për të drejtat e autorit nga New York Times. Tweet-i origjinal nga Trump postuar në 30 qershor, ishte një meme, me foton e Trump në sfond, që shkruante “Në të vërtetë ata nuk janë pas meje, ata janë pas teje. Unë jam vetëm një pengesë në rrugë”.

Pas heqjes së postimit, Twitter-i konfirmoi se kompania ka vepruar në bazë të një ankese për të drejtat e autorit nga mbajtës i të drejtave, New York Times.  Fotografia e sfondit është shkrepur nga një fotograf i New York Times, për të shoqëruar një artikull me karakteristika për kandidatin e atëhershëm presidencial Trump, në shtator 2015.

Lexoni: Ja kush janë kodet e fshehta në mediat sociale, kuptimi i tmerrshëm pas tyre

Tani në vend të tweet-it të Trump, Twitter shfaq mesazhin “Ky imazh është hequr si përgjigje ndaj një ankese nga mbajtësi i të drejtave të autorit”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0