Turneu i Startup në Europë - Business Magazine Albania

Turneu i Startup në Europë


Berlin, 17 – 21 Tetor 2016
Londër, 14 – 18 Nëntor 2016

Bashkohu në një turne në qytetet e startup-eve në Europë. Turneu në Londër dhe Berlin do të ofrojë një perspektivë të brendshme për startup-et dhe çfarë duhet për të pasur sukses në këto tregje. Do të takoheni me udhëheqës dhe bashkëpunues, që do të flasin se sa mirë i kanë shfrytëzuar burimet e tyre dhe do të mësoni nga themeluesit si të zhvilloni produktin tuaj, si të zgjeroni ekipin, si të tërhiqni financimet për startup-et tuaja. Ju gjithashtu do të keni mundësi të prezantoni produktin tuaj dhe të merrni feedback nga investitorët.Kush mund të marrë pjesë në turne

• Themeluesit, kompanitë e të cilëve kanë deri në 3 vjet dhe e shikojnë Berlinin apo Londrën si një destinacion për kompaninë e tyre.
• Kompanitë Teknologjike që kanë kaluar fazën e provës.
* Kompanitë duhet të jenë në një nga vendet e mëposhtme: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia apo Ukraina.

Orari

Berlin
Arritja të dielën, 16 tetor. Vizita do të fillojë të hënën në mëngjes, 17 tetor. Programi do të përfundojë pasditen e të enjtes, 20 tetor.
Londër
Arritja të dielën, 13 nëntor. Vizita do të fillojë të hënën në mëngjes, 14 nëntor. Programi do të përfundojë pasditen e të enjtes, 17 nëntor.

Kostoja e turit

Akomodimi (5 netë) do të mbulohet nga organizatorët.
Udhëtimi organizohet nga pjesëmarrësit: shpenzimet do të rimbursohen (deri në një kufi të buxhetit), pas udhëtimeve. Vizat dhe kostot e tjera që ndodhin gjatë udhëtimeve do të mbulohen nga pjesëmarrësit.

Si të aplikoni?

Ju lutemi plotësoni aplikimin online në faqen ceed-global.org, i cili zgjat deri më 12 shtator.

Për shkak të vendeve të kufizuara në çdo turne, do të bëhet një përzgjedhje e startup-ve dhe çdo kompani mund të bashkohet vetëm në një nga udhëtimet.

Si të kontaktoni?

Për pyetje në lidhje me turneun e Berlinit, ju lutem kontaktoni Jovana Petkovska: jpetkovska@ceed-macedonia.org
Për pyetje në lidhje me turneun e Londërs, ju lutem kontaktoni Ana Trpovska: atrpovska@ceed-macedonia.org

Për më shumë informacion vizitoni faqen ceed-global.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0