Turizmi “shpëton” ekonominë/ 2022, rekord për numrin e vizitorëve të huaj - Business Magazine Albania

Turizmi “shpëton” ekonominë/ 2022, rekord për numrin e vizitorëve të huaj

Shqipëria po përjeton në 2022 vitin më të mirë historik deri tani për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj, që si synim kryesor kanë turizmin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-shtator në vend kanë hyrë gjithsej 6.4 milionë shtetas të huaj.

Kjo shifër është 32 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 18 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, që mbante deri tani rekordin si viti më i mirë turistik, që më pas u ndërpre nga pandemia.

Lexo edhe: Tourism Travel and Show Albania 2022, mbledh të gjithë aktorët e fushës së turizmit në një vend; Shqipëria dhe rajoni gati për boom-in e turistëve të huaj

Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29 për qind në raport me nëntë mujorin e 2019-s.

Sipas INSTAT, 94 për qind e hyrjeve të shtetasve të huaj kishin si qëllim vizitë personale tek të afërm, apo qëllime turistike.

Sipas INSTAT, në shtator 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.8 herë dhe Maqedonia e Veriut me 3.3 herë, krahasuar me Shtator 2021.

Gjatë 9-mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4.0 herë dhe Anglia me 2.0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0