Tourism Travel and Show Albania 2022, mbledh të gjithë aktorët e fushës së turizmit në një vend; Shqipëria dhe rajoni gati për boom-in e turistëve të huaj - Business Magazine Albania

Tourism Travel and Show Albania 2022, mbledh të gjithë aktorët e fushës së turizmit në një vend; Shqipëria dhe rajoni gati për boom-in e turistëve të huaj

Tourism Travel and Show

Panairi dyditor “Tourism Travel and Show Albania 2022”, eventi i organizuar më 14 dhe 15 tetor, ishte pika e takimit për më shumë se 100 aktorë e vendimmarrës të industrisë së turizmit. Një nismë pozitive që rezultoi nje sukses i vërtetë falë punës madhështore jo vetëm të Iceberg Exhibition, por dhe bashkëpunëtorëve e pjesëmarrësve. Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për 2 ditë me radhë, më shumë se 60 subjekte, biznese, investitorë, përfaqësues të pushteteve vendore, struktura akomoduese, blerës dhe shitës potencialë, nga e gjithë bota u takuan së bashku me një qëllim: njohjen dhe shndërrimin e Shqipërisë dhe rajonit në destinacionin më të pëlqyer të radhës së turistëve të huaj e jo vetëm.

Në ceremoninë hapëse të këtij panairi vjeshtor, të gjithë përshëndetën punën e organizatorëve, por edhe iniciativën e guximshme për organizimin e këtij panairi të gjallë që gëlonte nga të ftuarit e pjesëmarrësit.

“Ky panair vjen si kurrë më parë në një dimension të plotë, ku veç zonës së ekspozitorëve, kemi organizuar dhe platformën B2B si dhe forume informuese mbi industrinë dhe platformat dixhitale që ofrojnë zgjidhjet e së ardhmes. Ky event është një gur i rëndësishëm në promovimin e Shqipërisë dhe rajonit dhe falë një pune te jashtëzakonshme, sot jemi të nderuar të kemi më shumë se 60 subjekte pjesëmarrëse, më shumë se 50 blerës dhe shitës potencialë, nga shtete si Anglia, Irlanda, Belgjika, Gjermania e vende të tjera të Ballkanit.” u shpreh Rafaela Rica, themeluese e Iceberg Communication dhe Iceberg Exhibition.

Me pas znj. Rica do të falenderonte përzemërsisht bashkëpunëtorët e mbështetësit e këtij panairi pa të cilët do të ishte i pamundur organizimi i një aktiviteti me përmasa të tilla, Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Bashkinë e Tiranës, Balfin Group, specifikisht Green Coast, Coral Travel, Air Albania, Viahotels dhe Partnerin Mediatik SCAN.

Pjesëmarrja e investitorëve, përfaqësuesve të pushteteve vendore, strukturave akomoduese, kompanisë ajrore AirAlbania etj, ishte tregues i rëndësisë së veçantë të panairit, gjë që u vlerësua dhe nga z. Vilma Bello, zëvendës Ministre e Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit.

“Veprimtari të tilla i japin një shtysë dhe hov industrisë dhe i shërbejnë së ardhmes. Ky panair është një iniciativë pozitive që synon konsolidimin e tregut dhe të sjellë së bashku shumë aktorë dhe faktorë nga industria e turizmit.” pohoi zëvendës Ministrja.

“Organizimi i një aktiviteti të tillë është tregues i interesit në rritje që po shënon industria e turizmit në vendin tonë. Ndaj këtij trendi, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, si institucion përgjegjës për promovimin e Shqipërisë, së bashku dhe me Agjencinë Kombëtare të Turizmit e promovojnë Shqipërinë si një destinacion turistik në nivel kombëtar, në rajon, në Evropë edhe më gjerë” shtoi më tej znj. Bello.

Znj. Bello do të shprehej se panairi dyditor mbart një rëndësi të veçantë, kjo për arsyen e thjeshtë, riaktivizimin shumë të kënaqshëm të tregut turistik ndërkombëtar, por edhe vendas në Shqipëri pas periudhës shumë të vështirë, pandemisë. Periudhë që ridimensionoi edhe konceptetet e të të bërit turizëm, jo vetëm të ministrisë si institucion por edhe tonat si shoqëri.

Fjala gjatë ceremonisë hapëse iu dha gjithashtu dhe z. Robert Dee, drejtor dhe bashkëthemelues i New Deal Europe, z.Sean Taggart, Drejtor Komercial i New Deal Europe dhe znj. Ardiana Sokoli nga Balfin Group, partnerë të panairit Tourism Travel and Show Albania 2022, kontributi i të cilëve i shtoi vlerë aktivitetit, duke e shndërruar këtë event në promotorin më të madh të Shqipërisë e rajonit, përpara blerësve potencialë të huaj, të interesuar në destinacionet tona.

Si panairi i vetëm dhe më i madh B2B për profesionistët e biznesit në sektorin e turizmit, Tourism Travel and Show Albania 2022 mbuloi tregun e Ballkanit në tërësi, duke i dhënë mundësi blerësve nga rreth 50 vende, të njiheshin me produktin shqiptar dhe rajonal, institucionet vendimmarrëse të rajonit etj.

Kjo pikë takimi mes kërkesës dhe ofertës për një nga industrite me rritjen më të shpejtë në rajon rezultoi frytdhënës, jo vetëm duke forcuar lidhjet ekzistuese ndërmjet bizneseve dhe institucioneve, por duke rritur partneritetet e reja dhe potencialet tregtare.

Platforma B2Balkan ishte pikërisht një nga risitë e këtij panairi. Në seksionin Meet and Match, profesionistë blerës nga vende të botës, të interesuar në produktin shqiptar dhe rajonal shkëmbyen informacione dhe ide bashkëpunimi. 306 takime me kompani shitëse nga i gjithë rajoni u realizuan në datën 14 tetor.

Konferencat e forumet, sesionet e informimit me pjesëmarrjen e personaliteteve ndërkombëtare të sektorit të turizmit ishin disa nga aktivitetet e tjera të organizuara për të diskutuar temat më të nxehta që prekin sektorin e turizmit dhe për të zbuluar tendencat e fundit të industrisë.

Gjatë këtyre eventeve brenda eventit dyditor, u organizuan sesione informative me tematika si “Kultura prodhon turizëm”, apo “Fuqia e digital marketing për strukturat akomoduese”,etj.

Përveç mundësive të takimit me kompanitë më prestigjoze të industrisë së turizmit, zhvillimit të sesioneve, krijimit të partneriteteve të reja, vizitorët e panairit “Tourism Travel and Show Albania 2022” patën mundësinë gjithashtu të bëheshin pjesë e shorteut organizuar nga Air Albania dhe një tjetër shorteu nga Kraal Hotel. Bileta udhëtimi për 3 çifte fatlume, paketë në çift për 3 ditë qëndrimi në Kraal Hotel ishin dhuratat që organizatorët e panairit kishin rezervuar për vizitorët.

Panairi i parë dhe më i madh kushtuar turizmit në vendin tonë u shndërrua në një investim dhe vlerë jo vetëm për çdo biznes pjesëmarrës, por edhe për vetë destinacionet mbresëlënëse që vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit, ka për t’i ofruar turistëve të huaj. Pas një promovimi të tillë, thjesht duhet të bëhemi gati për boom-in e turistëve të huaj.

***

Rreth Iceberg Exhibition
Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Communication është një nga agjencitë e para dhe më inovative të marketingut dhe komunikimit, themeluar në Tiranë, në vitin 1999. Për më shumë se dy dekada, ka qënë një aktor vendimtar në ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në industrinë e menaxhimit të eventeve. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektoret me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj. Kjo sipërmarrje është inisiativë e një grupi ekspertësh në fushat kryesore dhe me eksperiencë të gjatë në organizimin e panaireve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhenieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet. Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendodhje apo vendi të caktuar. Eventet tona janë dinamike, gjithëpërfshirëse dhe me interes për bizneset në rajonin e Ballkanit për një përfaqësim të denjë në tregjet ndërkombëtare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0