TUMO, koha për zgjedhjen e duhur! - Business Magazine Albania

TUMO, koha për zgjedhjen e duhur!

TUMO

Në epokën digjitale, kur edhe humori është digjital, postimet në rrjetet sociale shpesh na bëjnë për të qeshur, por zbulojnë gjithashtu edhe të vërteta të mëdha. Kështu, një ditë, teksa isha duke u vërdallisur nëpër Instagram, pashë një meme që në moment më bëri të qesh, por pak më vonë, të reflektoj dhe… të qaj: “Kaloi edhe një ditë tjetër pa përdorur Teoremën e Pitagorës”. Dhe vërtet, diskutimet nëse shkolla na mëson gjëra praktike, që vërtetë na hyjnë në punë në jetën e përditshme, janë të hershme e të zjarrëta. Ose “virale”, thënë në gjuhën e memeve dhe rrjeteve sociale.

Të gjithë njohim një jurist që punon kamarier si dhe të kundërtën, një person me tetë klasë shkollë që e ka nisur si murator në Greqi dhe sot është miliarder, pasi vetëm me përvojë (dhe pa një diplomë) është bërë sipërmarrës ndërtimesh. Të gjithë e dimë se çdo derë hapet nëse ke aftësi teknike, apo bën punë që kanë lidhje me teknologjinë, si inxhinierë në profile të ndryshme, programues, IT, dizajner grafikë, etj. Disa nga ne madje, njohin personalisht djem e vajza të reja që jetojnë në Shqipëri, ku jetesa është më e lirë, por marrin rroga amerikane apo europiane, që janë të paktën gjashtë herë më të larta se ato në Shqipëri.

Për të gjitha këto arsye, por edhe sepse bota sot po trumbeton me të madhe “epokën digjitale”, ku të gjitha shërbimet po kalojnë online, ndoshta çdo prind duhet ta mendojë mirë: a duhet t’i çojë fëmijët në kurse që i shkathësojnë ata në profile digjitale, si kodimi, animacioni, zhvillimi i lojërave, dizajni grafik, robotika, modelimi 3D? Njësoj siç në mjekësi gjëja më e mirë që mund të bësh është të parandalosh sëmundjet, në tregun e punësimit gjëja më e mirë që mund të bësh për të ardhmen e fëmijës tënd është të parashikosh trendet.

Teksa sot në treg ka njerëz që vijnë nga industri që po vdesin, si gazetaria e printuar, dhe po përpiqen çdo ditë të rishpikin veten, prindërit mund të bëjnë zgjedhjen e duhur që t’i aftësojnë fëmijët e të rinjtë në profesionet e së ardhmes. Deri para pak vitesh, edhe po ta kishe këtë mendje, mund të ishte e vështirë të gjeje vende ku t’i çoje këta fëmijë e të rinj, por fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar…  

TUMO Tirana është vendi ideal nëse më në fund e ke kuptuar se kursi më me leverdi që fëmija mund të bëjë pas shkollës është ai që e aftëson në një profil digjital. Metoda e mësimdhënies e mësimnxënies gjithashtu është bashkëkohore në këtë qendër kursesh, e cila aktualisht numëron rreth 1000 studentë. Në TUMO fëmijët e të rinjtë mësojnë, jo vetëm nëpërmjet workshop-eve dhe të ashtuquajturit selflearning (që u jep studentëve pavarësi dhe ushqen kuriozitetin e tyre), por edhe nëpërmjet lab projects, ku ekspertët më të mirë të teknologjisë nga vende të ndryshme të botës zhvillojnë me studentët projekte për t’u dhënë zgjidhje problemeve konkrete nga përditshmëria.  

Po, na e mori mendja se gjëja e parë që do të bënit sapo të lexonit këtë shkrim do të ishte të rrëmonit në faqen zyrtare të TUMO Tirana për të kuptuar më shumë, por edhe për të parë përvojën e studentëve më të vjetër të kësaj qendre. Shumë prej këtyre të fundit kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm pas frekuentimit të TUMO-s, ku nuk mungojnë as rastet e punësimit në moshë shumë të re.

Nëse fëmija juaj aftësohet në një profil teknologjik, të jeni të sigurtë se asnjë ditë e jetës së tyre nuk do të kalojë pa i përdorur njohuritë e tyre digjitale dhe, kurrë mos thuaj kurrë, por asnjëherë nuk kemi për të parë një programues apo IT që nuk punon në zanatin e tij ose detyrohet të ndërrojë profesion!

Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0