Trump thërret Mark Zuckerberg në kabinetin e tij qeveritar - Business Magazine Albania

Trump thërret Mark Zuckerberg në kabinetin e tij qeveritar


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka menduar t’i futet politikës dhe do të jetë pjesë e qeverisë së Trump, sipas dokumenteve ligjore të marra nga “Bloomberg”.

Dokumentet janë pjesë e një padie nga aksionarët e Facebook kundër bordit, i cili është akuzuar se nuk përfaqëson më interesat e investitorëve, duke rënë dakord për planin e propozuar nga Zuckerberg. Padia fokusohet në një ndryshim në strukturën e aksioneve të Facebook-ut.

Në padinë në fjalë, nuk është zbuluar se çfarë roli do të ketë Zuckerberg në administratën e re. Nëse ai do të shkojë në qeveri, me siguri do të punojë me bashkë-themeluesin dhe anëtarin e bordit të Facebook Peter Thiel. Thiel është aktualisht pjesë e kabintetit qeveritar të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Themeluesi i Facebook, i cili mban shumicën e aksioneve dëshiron të jetë në gjendje të shesë aksionet për të financuar përpjekjet e tij filantropike, por pa humbur kontrollin e kompanisë. Zuckerberg propozoi krijimin e një klase të re të aksionesh për veten e tij, siç tregojnë edhe dokumentet dhe bordi përfundoi duke rënë dakord me planin e tij.

Njëri nga anëtarët e bordit të “Facebook”, Erskine Boeles, i cili është edhe shef i stafit të ish-presidentit Bill Clinton, tha se ishte i shqetësuar për kërkesat e Zuckerberg për të shërbyer dy vite në qeveri, pa humbur kontrollin e Facebook.

Burimi: uk.businessinsider.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0