Trump kërcënon ndërprerjen e lidhjeve tregtare me Kinën

Trump kërcënon ndërprerjen e lidhjeve tregtare me Kinën

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar përsëri Kinën për trajtimin që i ka bërë pandemisë së koronavirusit, duke kërcënuar se do t’i japë fund marrëdhënieve me Pekinin.

“Ka shumë gjëra, që mund të bëjmë. Ne mund të ndërpresim tërësisht marrëdhënien”, tha Trump në një intervistë për televizionin Fox Business.

Më herët u njoftua se rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë, që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në SHBA, në mesin e muajit mars.

Shifrat e fundit të papunësisë vijnë dy javë pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga sëmundja COVID-19. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara, deri më tani, janë konfirmuar 1,391,238 raste të të infektuarve.

Lexoni: Dr Bright dëshmon për “Integritetin Shkencor” në përgjigjen ndaj koronavirusit në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtuar së fundi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin, kur është shfaqur për herë të parë në Vuhan dhe Hubei.

Ai ka thënë më 1 maj se ka parë prova që i japin atij një “shkallë të lartë besimi” se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.

Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0