Trump godet Iranin, por jo bursën - Business Magazine Albania

Trump godet Iranin, por jo bursën


Reagimi i presidentit amerikan Trump ndaj sulmeve raketore të Iranit në bazat amerikane në Irak, si përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit Soleimani, është zhvilluar me kujdes. Duke u mburrur me potencialin e ushtrisë amerikane, Trump argumentoi gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës se si kjo fuqi ka kryesisht funksionon parandalues.

Në një mënyrë apo një tjetër, USA nuk ka interes të ushqejë një rritje të tensionit me Iranin.

Lajmi u mirëpritën nga tregjet: ari dhe nafta, dy grupe investimesh që kishin përfituar nga tensioni i ditëve të kaluara, u nënçmuan ndërsa bursat fituan terren. Në tregun e bonove të qeverisë, normat e bonove të thesarit 10-vjeçar, të cilët në mëngjes kishin rënë sërish, u zmbrapsën duke u rritur në 1.81%. E njëjta tendencë u pa edhe në investimet për strehim.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë nxitur paqëndrueshmëri, veçanërisht në tregjet e lëndëve të para, por në luhatjen e përgjithshme të këtyre ditëve, pas vrasjes së gjeneralit iranian, nuk ka pasur ndryshime të dukshme në kostot e investimeve. Duke nisur nga nafta, tregu më i ndjeshëm nga këto tronditje është rikthyer në çmimin 65 dollarë, aty ku ishte edhe para lindjes së konfliktit. E njëjta gjë vlen edhe për arin, bursat dhe obligacionet qeveritare.

Atëherë, shumë zhurmë për asgjë? Është herët të thuhet kjo, aq sa është e vështirë të bëhen parashikime lidhur me zhvillimet e pritshme të lojës së ndërlikuar të Lindjes së Mesme. Mbetet fakti se tregjet, pavarësisht ndryshimit të pashmangshëm afatshkurtër, po tregohen immune ndaj ndryshores gjeopolitike.

Investitorët po mësojnë më shumë rreth qasjes jo ortodoke të politikës së jashtme të Trump, e karakterizuar nga retorika agresive, mbizotëruese, e cila shkon krah për krah me një qëndrim vërtet pragmatik, kur bëhet fjalë për materializimin. Kjo u pa për shembull gjatë krizës 2017 me Korenë e Veriut. Gjithashtu, edhe në një vit e gjysmë konflikte me Kinën në temën e luftës tregtare. Në të dy rastet, tregjet kanë reaguar keq në një afat të menjëhershëm, dhe më pas kanë rekuperuar në planin afatmesëm. Trump ka krijuar menjëherë tension, por më vonë ka kërkuar kompromis.

Shumë vënë bast se kjo do të ndodhë edhe me Iranin. Trump tregon një fytyrë të egër, por në fund të fundit ai nuk është i gatshëm të nisë një ofensivë ushtarake, nga e cila mund të humbasë më shumë se sa të fitojë.

Nga ana tjetër, është e vështirë të vlerësohet se sa mund të krahasohet kriza me Iranin me konfliktet e mëparshme të SHBA-së me Korenë e Veriut dhe Kinën. Me Pyongyang, përshkallëzimi ishte vetëm retorik dhe nuk u qëllua asnjë plumb. Me Pekinin, polemika ishte tërësisht ekonomike, Ndërsa me Teheranin situata është shumë më delikate. Që nga kriza e pengjeve të vitit 1979, duke kaluar nëpër luftën Iran-Irak, tensioni ka qenë i lartë për dyzet vjet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Vrasja e gjeneralit Soleimani ka qenë akti më serioz i armiqësisë që në këto 40 vite.

Por, edhe nëse kriza nuk përfundon menjëherë dhe lind një konflikt i vërtetë ushtarak, çfarë pasojash mund të ketë në tregje?

Ata që investojnë janë mësuar të arsyetojnë në një mënyrë shumë pragmatiste. Për këtë bazohemi tek precedentët. “Një muaj pas shpërthimit të Luftës së parë të Gjirit, – shkruan Oliver Jones, i Capital Economics – nafta dhe metalet e çmuara shënuan fitime të konsiderueshme përballë një ecurie të tmerrshme të kapitalit. Gjashtë muaj më vonë, panorama e tregjeve u riekuilibrua”. E njëjta ndodhi edhe me rastin e një konflikti shumë më të gjatë: lufta në Irak e vitit 2003. Sipas analistit, një konflikt do të kishte pasoja të rënda në tregun e menjëhershëm të naftës, por në planin afatmesëm “provat tregojnë se këto konfliktet përfundojnë të kenë një ndikim të kufizuar në perspektivat e rritjes globale”.

Il sole 24 Ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0