“Trokit” tashmë me shërbime të Google në Kosovë - Business Magazine Albania

“Trokit” tashmë me shërbime të Google në Kosovë


Kohë më parë “Trokit” ka filluar të ofrojë disa shërbime të Google në Kosovë, por edhe në rajon.

Fjala është për xhirot panoramike 360° dhe fotografitë mahnitëse HDR. Ky shërbim mundësohet përmes lidhjes në Google Maps dhe Google+ Pages.

Përmes nesh, xhiroja virtuale është e dukshme në Google Maps dhe mund të integrohet lehtësisht në faqen tuaj të internetit. Ngjashëm mund të integrohet edhe në faqen tuaj në Facebook.

Fotografia mbulon të gjitha hapësirat publike dhe ambientet e punës, që nga hyrja e deri te secila pikë e lidhur me tjetrën në mënyrë të qartë.

I tërë ky proces kryhet nga fotografët tanë, të cilët janë të pajisur me Google Trusted Badge.

Ky shërbim vetëm sa e plotëson misionin e Trokit e që është përsosja e imazhit të klientëve tanë nëpërmjet teknologjisë dixhitale dhe fotografive magjepsëse.

Më poshtë janë disa nga  partnerët e Trokit-it , të cilëve ua ka mundësuar këtë shërbim:

 

Premium Beach Hotel,
https://goo.gl/maps/uF4FKxUZfhF2

ICK,
https://goo.gl/maps/VmjM48TMcb12

Sach Caffe,
https://goo.gl/maps/tB7waPkURHU2

Edoni
https://goo.gl/maps/v6K9FpHzLhK2

Për më shume informacion:
https://trokit.com/street-view/

 

Burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0