Triporti jepet me koncesion, investimi parashikohet në 44.9 mln euro - Business Magazine Albania

Triporti jepet me koncesion, investimi parashikohet në 44.9 mln euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën e partneritetit publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar të Triportit në Vlorë.

Vlera e parashikuar e projektit është 44.9 mln Euro, ku vetëm vlera e ndërtimit përllogaritet në 38,9 mln euro, ndërsa pjesa tjetër përfshin projektimin dhe mirëmbajtën. Sa i takon burimit të financimit, investimi do te kryhet fillimisht nga koncesionari ndërsa burimet e të ardhurave të koncesionarit do të jenë një pagesë disponueshmërie e pagueshme nga Autoriteti Kontraktues, që është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në dokumentet e tenderit specifikohet se pagesat e disponueshmërisë do të fillojnë te paguhen pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më parë se viti 2025, teksa kontrata e PPP-së do të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh. Porti i Integruar ne Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet aty ku aktualisht është porti i peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”. Ai ndodhet rreth 3 km në veri të Portit të Vlorës, midis terminalit privat të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj “Petrolifera Italo-Albanese”, TEC Vlorë dhe Parkut Industrial Vlorë. Porti aktual është i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofron kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit.

Sipas dokumenteve të tenderit, në këtë pjesë porti është i mbrojtur nga të gjitha anët me dallgëthyes dhe infrastruktura është e amortizuar, duke kërkuar masa emergjente për përmirësime. Ndërkohë që, pjesa e jashtme e portit të peshkimit, është hapësirë e fituar pas ndërtimit të dallgëthyesit. Në zbatim të Vendimit të Këshilli Kombëtar i Territorit në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0