Trendi global i dixhitalizimit të bizneseve prek Kosovën dhe rajonin - Business Magazine Albania

Trendi global i dixhitalizimit të bizneseve prek Kosovën dhe rajonin


Trendi global i dixhitalizimit të bizneseve pa dyshim ka ndikuar që edhe bizneset në vendin tonë të jenë pjesë e tij. Ekonomia dixhitale i referohet veprimeve ekonomike të bazuara në teknologji, teksa shumë herë është quajtur edhe si ekonomia e re, kurse impakti në ekonominë tradicionale është i pakontestueshëm.

Pritet që me rritjen e ekonomisë dixhitale të krijohet ndikim në mbarë ekonominë dhe shembuj konkretë janë ato të Boston Consulting Group për “katër valët e ndryshimit mbi të mirat e konsumatorëve në shitjet me pakicë” apo Alibaba, si rasti më dominant ose tregu dixhital që iu shërben ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në gjithë botën, përkatësisht mbi 18 milionë blerësve dhe shitësve nga më shumë se 240 vende dhe rajone të botës, me produkte që shkojnë nga lëndët e para deri tek mallrat e përfunduara në më shumë se 40 kategori të ndryshme.

Të gjithë e kemi të qartë që konkurrenca do të bëhet më globale dhe më intensive si rezultat i ekonomisë dixhitale dhe po këtu e kanë rastin edhe bizneset Kosovës dhe rajonit. Në këtë rast edhe në Kosovë ekziston platforma online Fingermarket.com që jep mundësi ideale për secilin biznes Kosovar, por dhe rajonal që të bëjnë hapin e parë të madh drejt dixhitalizimit të biznesit. Si një platformë e fokusuar për në Ballkan dhe Europë ju mundëson gjetjen e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe u ofron bizneseve një gamë të gjerë të shërbimeve që ua lehtëson procesin e inkuadrimit në ekonominë globale dixhitale. Zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) e obligon Kosovën që të avançojë në aspektin e ekonomisë dixhitale, sepse në kuadër të hapjes së tregjeve ekonomike, mundësi më e mirë për ta bërë këtë se sa me ekonomi dixhitale nuk ekziston.

Është e nevojës së momentit që implementimi i pikave të MSA-së për ekonominë të barten nga vet bizneset, të cilat tashmë kanë filluar t’i përgjigjen pozitivisht trendit të dixhitalizimit e që do të shndërrohet shpejt në një nevojë të pashmangshme të kohës. Me epokën e re të ekonomisë dixhitale përfituesit janë të gjitha bizneset, për shkak të mundësisë së zgjerimit të veprimtarisë, konkurrueshmërisë globale dhe hapësirës së madhe për inovacion. Me fjalë tjera Fingermarket.com si një treg online po ju mundëson dhe bizneseve tona të marrin pjesë në ekonominë dixhitale që ka për qëllim digjitalizimin e bizneseve në Kosovë, rajon dhe Ballkan, që t’i ofrojë hapësirë për bashkëpunim brenda rajonit dhe ndihmojë atyre të eksportojnë drejt Europës.

Fingermarket si kompani Amerikane me degë në Prishtinë është hapur online për të gjitha bizneset në Prishtinë. Me qëllim të zhvillimit të bizneseve vendore përmes krijimit të një komuniteti dixhital duke u ofruar identitet online, informim për industritë dhe partneritet.

Burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0