Tregu i automobilave në Europë, shitjet bien 24% ndaj një viti më parë - Business Magazine Albania

Tregu i automobilave në Europë, shitjet bien 24% ndaj një viti më parë

Tregu i automobilave

Europa ka humbur 24,3% të regjistrimeve të reja të automjeteve. 2020 është një vit i zymtë për automobilat në Europë. Markat e përfshira në grupin Stellantis përbëjnë rreth 20% të tregut europian, i dyti pas Volkswagen.

Tregu i automobilave në Europë ka humbur gjatë vitit 2020 një të katërtën e vëllimit të shitjeve. Ky është bilanci i një viti, që industria e automobilave do ta ketë të vështirë ta harrojë. Regjistrimet e reja në të gjithë hapësirën përfshirë Britaninë e Madhe dhe vendet Efta (Ballkanin Perëndimor) kanë rënë 24,3%, ose më saktë me 11 961.180 njësi. Ky është një nivel rënie që të kthen mbrapa në vitin 1994, 26 vite më parë.

Mbyllja dhe pandemia nuk kanë kursyer asnjë vend. Rënia e shitjeve ishte në 30 vende, me në krye Kroacinë me -43%.Pavarësisht disa shenjave premtuese në fund të vitit të kaluar, falë politikave mbështetëse të disa vendeve, pritshmëritë për këtë vit mbeten negative, si për ecurinë e pandemisë, edhe për konsumin e politikave mbështetëse gjatë vitit të kaluar.

Lexo: Kolaudimi i automjeteve bëhet shërbim publik dhe do të zhvillohet më rrallë

Volkswagen, grupi i parë europian për nga vëllimi i prodhimit dhe shitjeve ka humbur gati 22% të regjistrimeve të reja, me një kuotë në treg 25,4%. Pas shkrirjes në një grup, markat e të sapolindurës Stellantis zënë rreth 20,3% të tregut europian të automobilave, me një rënie prej 26% për Fca dhe 30% për grupin Psa.

Mes 5 tregjeve më të mëdha, më mirë nga të gjitha ka rezistuar Gjermania, ku rënia e shitjeve ishte 19%. Franca shfaqet më dobët, pasi pavarësisht mbështetjes financiare që nxiti kërkesën konsumatore, rënia e shitjeve ishte 25,5%. Italia është në vend të tretë me një rënie gati 28% krahasuar me një vit më parë. Britania e Madhe ka shënuar një rënie 29% dhe Spanja e mbyll me -32 %, pavarësisht një rimëkëmbej në dhjetor.

Ilsole24ore

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0