Kolaudimi i automjeteve bëhet shërbim publik dhe do të zhvillohet më rrallë - Business Magazine Albania

Kolaudimi i automjeteve bëhet shërbim publik dhe do të zhvillohet më rrallë

Kolaudimi i automjeteve
~2 minuta lexim

Prej muajit të ardhshëm shërbimi i kolaudimit të automjeteve do të ofrohet nga Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor. Kontrata me kompaninë SGS mbyllet në fund të këtij muaji. Në  bazë të kontratës fillestare, koncessioni do të duhej të përfundonte në shtatorin e vitit të kaluar, por qeveria shqiptarë e shtyu kontratën deri në fund të këtij viti. Kontrata e koncessionit për kolaudimin e automjeteve ishte 10 vjeccare. Ndaj së fundi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka kërkuar përmes një letre zyrtare kompanisë koncesionare të dorëzojë mjediset dhe infrastrukturën përkatëse.

Sipas procedurës, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor do të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik dhe pajisjet dhe kërkohet që transferimi të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2020.

Ky është hapi i parë, drejt transferimit public të këtij shërbimi. Por rrezikon të mos jetë hapi përfundimtar. Anekset e ligjeve të buxhetit të vitit të ardhshëm, tregojnë se ky shërbim do të jepet me koncension vitin e atdhshëm duke saktësuar dhënien me koncension të infrastrukturës bazë të të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.

Lexo: Taksite e furgonat mund te rinovojne online lejen e komoditetit 

Blendi Gonxhe, drejtor i DSHTR ka theksuar se me kalimin në shërbim publik, shërbimi do të përmirësohet, duke theksuar se kolaudimi do të kryhet vetëm 1 herë në dy vjet për mjetet e përdorura. Sipas tij, kjo vjen nga situata e pandemisë, radhët e gjata dhe përmirësimi i treguesve të sigurisë rrugore.

Afatet do të zgjaten edhe për mjetet si taksitë, autoshkollat, ato të transportit publik dhe të transportit të mallrave, që do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në vit, nga çdo 6 muaj që është aktualisht. Ndërkohë, makinat e reja nuk do të kenë nevojë për këtë shërbim deri në 3 vjet pas datës së regjistrimit të parë. Për më tepër, premtimi është se nuk do të ketë rritje të tarifave aktuale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0