Tre menyra te thjeshta per te lehtesuar kalimin ne Windows 8 - Business Magazine Albania

Tre menyra te thjeshta per te lehtesuar kalimin ne Windows 8


Shume perdorues te cilet kane kaluar ne Windows 8 jane ndeshur me veshtiresi per t’u mesuar me sistemin e ri operativ. Nje pjese prej tyre nuk i kane marre ende doren nderfaqes Metro.
Per te gjithe ata qe jane te rinj ne Windows 8, nderfaqja me pllakeza (tiles) mund te duket e ngaterruar dhe aspak produktive.
A mund te mesoheni me te? Sigurisht qe po. Por a duhet vertet te mesoheni me te? Jo domosdoshmerisht. Me disa hapa mund ta ktheni PC-ne tuaj me Windows 8 ne nje ambient me familjar, si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga puna.
 
1. Harroni qe ekziston Metro
PCWorld rekomandon qe te beni ndezjen e kompjuterit ne Desktop mode (ose sic mund te quhet ndryshe “Windows 7 mode”), ku eshte me e lehte per te instaluar dhe per te aksesuar softueret. Nderfaqes Metro mund t’i ktheheni kur te deshironi. Per te kaluar ne Desktop, klikoni pllakezen “Desktop” e cila gjendet ne cepin e majte (poshte) te pllakezave ose shtypni Win-D nga tastiera (tasti Windows dhe shkronja D).
 
2. Instaloni nje buton Start
Sapo te kaloni ne Desktop, do te shihni se mungon butoni Start. Sipas fjaleve te fundit, thuhet se Microsoft do ta riktheje ate me perditesimet e radhes, por deri atehere duhet te mendoni si ta zgjidhni vete kete ceshtje. Win8 StartButton eshte nje aplikacion qe ju hyn ne pune ne kete rast.
 
3. Ndizeni kompjuterin direkt ne desktop
Per te eliminuar bezdisjen e kalimit nga Metro ne desktop sa here qe ndizet kompjuteri, bejeni ate te hapet ne Desktop mode qe ne fillim. Sigurisht, Microsoft nuk e ofron (ende) kete opsion, por programi i mesiperm, Win8 StartButton, mund ta beje. Faktikisht, eshte opsion automatik pasi e instaloni, keshtu qe realisht nuk ka nevoje te beni asgje. Heren tjeter qe do te hapni kompjuterin do te shihni nderfaqen e njohur te Windows. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0