U prezantuan disa nga strategjitë më efektive dhe praktikat më të mira se si mund të arrijmë sukses në biznes në epokën e sotme dixhitale, si të fitojmë më shumë klientë, si të diferencohemi e të pozicionohemi më mirë online se konkurentët, e si të ofrojmë eksperienca të personalizuara për të rritur kënaqësinë dhe besnikërinë e klientëve ndaj brandit tonë.
Lexoni: 9 Idetë kryesore nga Konferenca e Marketingut Dixhital ALLWEB Albania 2018
Në skenën e AllWebMK 2018 u ngjitën 11 folës ekspertë të marketingut ndërkombëtar, të cilët ndanë më të pranishmit këshillat e tyre, strategjitë që duhen ndjekur nga kompanitë që të arrijnë një përmirësim dhe zhvillim në këtë epokë ku marketingu dixhital duhet të jetë fokusi numër një në portofolin e tyre, si dhe plot eksperienca nga të cilat mund të mësosh. E ardhmja pa dyshim është dixhitale dhe në këtë transformim teknologjik që po ndodh kaq shpejt, kompanitë duhet ta përqafojnë atë, ose përndryshe do të veniten me kohën.
Ja cilat ishin disa nga mesazhet dhe idetë kryesore të AllWebMK 2018 BusinessMag ua sjell më poshtë:
- Komunikoni me një gjuhë sa më të thjeshtë dhe sa më të qartë me klientët tuaj.
Kjo është mjaft e rëndësishme për kompanitë në ditët e sotme, duke qenë se transformimi dixhital po jep mundësinë që të jeni në kontakt me konsumatorin çdo ditë me anë të rrjeteve të ndryshme online, një mesazh i ndërlikuar nuk do të përcjellë qëllimin e përgjithshëm të asaj që ju keni menduar.
- Fokusohuni gjithmonë tek nevojat e klientëve për të arritur rezultate më të mira.
Konsumatori luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për kompaninë apo organizatën tuaj. Jepini rëndësinë e duhur dhe përpiquni që të kuptoni atë çfarë ai kërkon, pra mendoni si ai, silluni si ai dhe në fund veproni në mënyrën që një konsumator do të dëshironte të trajtohej.
- Klientët nuk janë numra, por janë qenie humane. Ofrojini shërbim të personalizuar dhe eksperienca pozitive për të rritur kënaqësinë e tyre.
Çdo organizatë apo kompani duhet të jetë shumë e kujdesshme në mënyrën se si i trajton konsuamtorët e saj, se si arrin të përcjellë çdo mesazh, se si i ofron shërbimin apo produktit. Konsumatorët tuaj nuk janë thjesht një metrikë, ata janë qenie humane dhe duhet të trajtohen si të tilla.
- Krijoni një eksperiencë sa më të lehtë për klientët për të blerë produktet tuaja online.
Transformimi i e-commerce në të ardhmen është i fokusuar tek Konsumatori, kështu që ashtu si Amazon po mundohet të përmirësojë user-experience me trendet më të fundit të e-commerce, ashtu duhet që çdo kompani e-commerce kudo në botë të përqafojë këto trende dhe të jetë më afër konsumatorit me produketet dhe shërbimet që ofron. Konusumatorit në ditët e sotme duhet t’i ofrohen lehtësira në mënyrë që dhe ata t’i përqafojnë këto risi që po vijnë.
- Realizoni sa më shumë testime tek përdoruesit për të përmirësuar shërbimin tuaj.
Doni që produkti apo shërbimi juaj të jetë më i miri? Atëherë nga Booking.com, Gorjan Jovanovski na sjell ndër mend testimet. Kërkoni feedback-un e tyre mes testeve të ndryshme në mënyrë që eksperienca e tyre në produktin apo shërbimin që ofroni të jetë sa më e prekshme dhe sa më efektive si dhe sa më e kuptueshme. Nëse ju nuk kërkoni feedback për një shërbim apo produkt të ri që po sillni në treg atëherë keni dështuar para se të filloni.
- Fokusohuni tek Content Marketing, është e ardhmja e marketingut.
Sot më shumë se kurrë fokusi është tek përmbatja që transmetohet për përdoruesin. Edhe në këtë konferencë ashtu si në AllWeb Albania content marketing ishte një nga temat më të prekura, sepse në ditët e sotme realisht është kontenti (përmbajtja) ai që tërheq vëmendjen e klientit. Cilësia e përmbajtjes tuaj duhet të jetë fokusi pasi, ju këtë transmetoni tek klienti dhe këtë duhet të dini ta bëni sa më mirë.
Lexoni: Content, fjala kyçe e Konferencës së Marketingut Dixhital ALLWeb
- Çdo klient (dhe ai potencial) duhet të gjejë veten tek historia dhe vlerat që ju komunikoni.
Amy Guttman, producentja, reporterja, folësja e mirënjohur dhe kontributorja e disa prej revistave më të njohura ndëkombëtare kishte në fokus të fjalës së saj historinë personale të brandeve, mënyrën se si brandet duhet të transmetojnë historinë e tyre dhe identifikimin e mundësive që të punojnë me median. Pra çdo gjë ka të bëjë me mënyrën se si ju duhet të përcillni dhe krijoni historinë e brandit tuaj. Duke krijuar historinë ashtu siç duhet ju do të lidheni dhe do të prekni çdo person të largët. Në këtë mënyrë çdo individ do të gjejë veten tek historia juaj dhe ju do të keni krah jush falë historisë së mirë treguar këta individë.
- Ofroni strategji dhe paketa të plota shërbimesh për nevojat e klientëve.
Një temë tjetër e prekur është e ardhmja e branding. Kompanitë tashmë duhet të funksionojnë si një paketë e plotë në botën dixhitale, që nga krijimi i produktit dhe shërbimit, ofrimi i tyre për klientët, krijimi i kontentit, marketingu online, pra një media ku çdo element i saj të krijojë të tërën. E ardhmja është ofrimi i paketës së plotë të shërbimeve që kërkon klienti brenda një agjencie të caktuar.
- Përdorni marketingun përmes emaileve (email marketing) për të fituar klientë të rinj në mënyrë të vazhdueshme.
Një ndër temat e këtij edicioni ishte edhe email marketing, se si Neil Cocker përdori email marketing për të filluar dhe zhvilluar ramptshirts.com. Përdorimi i email marketing nuk ju kushton shumë, mjafton të krijoni një përmbajtje të këndshme për email tuaj, të targetoni disa kompani që mendoni se do të jenë të interesuar për këtë produkt/shërbim që ofroni dhe më pas gjeni email-et e tyre dhe dërgojuni email-in në adresat përkatëse. Kaq e thjeshtë dhe kaq e rëndësishme njëkohësisht.
/BusinessMag.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.