Content, fjala kyçe e Konferencës së Marketingut Dixhital ALLWeb - Business Magazine Albania

Content, fjala kyçe e Konferencës së Marketingut Dixhital ALLWeb


Përmbajtja (content) ishte kryefjala e Konferencës së Marketingut Dixhital  AllWeb. 11 folës dhe të ftuarit në panel shpalosën para audiencës prej mbi 250 sipërmarrësish dhe ekspertë në fushën e marketingut, sekretet për të siguruar shitje të suksesshme përmes marketingut dixhital.

Evolucioni është i pashmangëshëm. Ai ka përshpejtuar ritmin, ndaj edhe kompanive, drejtuesve në departamentet e marketingut u duhet të përshpejtojnë hapin për të qenë konkurrentë në treg.

Krahas “çelësit” për të qenë më të dukshëm online dhe më tërheqës për klientin, pothuajse të gjithë folësit vunë theksin tek përmbatja cilësore e informacionit. Në mënyrë më specifike e spjegoi këtë Barbara Slade Jagodic. Sipas saj, për të pasur një pozicion të mirë gjatë kërkimit në Google, duhet një punë disa mujore, jo më pak se 6 muaj. Krahas promovimeve, apo fjalëve kyçe, një SEO cilësore, etj., duhet edhe përmbatje cilësore në websitet e kompanive.

Çfarë nënkupton përmbajtja cilësore?!

Barbara këshillon, që klientëve t’u shitet jo vetëm produkt por edhe njohuri. Pra, klientët të furnizohen me informacion rreth faktit se si mund ta përdorin produktin më mirë, çfarë vlerash shtesë ka, etj.

Valer Pinderi, themeluesi i Dyqan Taxi, kompania që u ble këtë vit nga grupi Balfin, tha se shitjet online ende të ulëta sipas tij, janë për shkak të marketingut të pazhvilluar siç duhet nga kompanitë. Ai tregon se kur në website nisi të ketë më shumë informacione rreth produktit, vlerave të tij, shitjet u rritën.

Për t’u rikthyer sërisht tek përmbatja. Barbara jep dy këshilla për marketerët: Artikuj të gjatë dhe artikuj me pika.

Nëse jeni një agjenci udhëtimi, ju nuk duhet të flisni vetëm për destinacionet dhe çmimet e biletave që keni në dispozicion. Një artikull rreth bukurive të atij destinacioni, historisë, apo pse klientët tuaj duhet ta vizitojnë atë, do të rriste shitjen e biletave.

Shumë të preferuara po shfaqen edhe renditjet. Top 10 destinacionet më të mira për vjeshtë, apo “5 librat më të mirë në fushën e menaxhimit”.

Një këshillë që mund të vlejë për të gjithë: mos kopjoni informacione. Kjo nuk e rrit interesin për kompaninë apo produktin tuaj, përkundrazi.

Lexo: Nis në Tiranë Konferenca e Marketingut Dixhital AllWeb

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0