Trajnimi "Be Social Be Creative: Social Media Marketing" - Business Magazine Albania

Trajnimi “Be Social Be Creative: Social Media Marketing”


Në një kohë kur çdo gjë po vërtitet rreth internetit dhe rrjeteve sociale as biznesi nuk mund t’i shmanget suksesit që ai sjell. Zgjidh të jesh fitues, vlen të marësh një nga profesionet më të kërkuara sot!

Në trajnim do të mësohet se si të menaxhohen profilet e rrjeteve sociale për bizneset, si të përfitojmë konsumatorë nëpërmjet Internet Marketing dhe si t’i menaxhojmë në mënyrë sa me efiçente rrjetet dhe informacionin që ju nevojitet rreth Sigurisë Online.

Ky aktivitet vjen nga qendra e formimit professional “Globe TIK & Language Education“, me datë 18 Shkurt 2017, Ora 10:00-14:30, në bashkëpunim me Tirana Business University, me trajnerë dhe lektorë nga bota akademike, fusha marketing, administim biznes si dhe TIK (Teknologjia Informacion & Komunikim). Ky trajnim zhvillohet pranë ambjenteve të TBU (Tirana Business University), Tiranë.

Profesionalizëm, argëtim dhe surpriza për pjesëmarrësit vijnë gjatë trajnimit….

Pagesa: 1.000 lekë (të reja) për studentë nivel bachelor dhe master dhe 1.500 lekë (te reja) për të tjerë të interesuar.

Në pagesë përfshihen materialet e Trajnimit, coffee break dhe çertifikata e pjesëmarrjes.

Dërgo email në infoglobeducation@yahoo.com EMËR, MBIEMËR, NR. CEL, PROFESION

Për më shumë informacione mbi eventin, klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0