Trajnimi: "How to be an active citizen" (Event Bamirësie)

Trajnimi: “How to be an active citizen” (Event Bamirësie)


Padyshim të gjithë brenda vetes kemi të “rrënjosur” thellë ndjenjën e solidaritetit dhe atë të dëshirës për të ndryshuar realitetin që na rrethon. E në të shumtën e rasteve, mbase edhe nga mungesa e mosbesimit apo e padijes, ne ngurojmë që të aktivizohemi apo të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që të gjithë presim.
Ky trajnim synon pikërisht këtë: motivimin dhe njohjen me mënyrat sesi ne mund të angazhohemi dhe të kontribuojmë solidarisht në ndihmë e në të mirë të komunitetit ku jetojmë.

Qëllimi:
Ky trajnim është një mundësi e mirë që të nxisë aktivizmin tek pjesëmarrësit dhe t’i njohë me mënyrat sesi ata mund të angazhohen në komunitet, deri në mënyrat më të sofistikuara të organizmit, për të arritur kështu qëllime me interesa të përgjithshme dhe kauza sociale që prekin një numër të madh personash.
Trajnimi “How to be an active citizen in the community” më shumë se një trajnim, synon të jetë një marrëdhënie ndër-pjesëmarrësish, ku të nxisë interaktivitetin tek të gjithë pjesëmarrësit.

Target Grupi:
Pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të jenë nga mosha 18-35 vjeç.

Data & Vendi:
Trajnimi do të zhvillohet ditën e Dielë, datë 24 Dhjetor 2017, orari 09:00-13:00 pranë Akademisë Profesionale të Biznesit.
Adresa: Pranë “Sheshit Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, Nr. 25, Laprakë, Tiranë

Pagesa:
Pagesa e trajnimit është 1000 lekë (të reja), e cila përfshin materialet e trajnimit dhe certifikatën nga qendër e liçencuar.

Shënim:
Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky trajnim do të shkojnë për Shkollën 9-vjeçare “Dritas”. Për më shumë rreth shkollës klikoni linkun:https://www.youtube.com/watch?v=xf2jJ6AaSOw

Për t’u bërë pjesë e trajnimit dërgoni një e-mail në adresën: trajnime.yic@gamil.com ose një mesazh në cel. 0695383321 (whatsapp/viber) me subjekt “Dua të jem pjesë e trajnimit” dhe më pas do kontaktoheni për të proceduar më tej!

Afati i fundit i aplikimeve: Data 23.12.2017 ora 12:00

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0