Trajnim: Strategjia e Marketingut Online - Business Magazine Albania

Trajnim: Strategjia e Marketingut Online


Si prezantohen klientët tuaj me produktet tuaja në telefonat e tyre celular? Çfarë mësojnë konsumatorët në lidhje me shërbimin tuaj duke shfletuar Facebook-un? Çfarë mund të bëjë organizata juaj për të rritur përvojën e klientëve tuaj online? Ky kurs ofron njohuri në epokën dixhitale.

Pjesëmarrësit do të mësojnë të kuptojnë “udhëtimin” e klientëve të tyre dhe si të ndërtojnë një strategji efektive në internet për organizatën e tyre. Gjithashtu pjesëmarrësit do të shqyrtojnë se si janë tendencat në Shqipëri dhe në botë dhe ndikimin e këtyre tendencave tek konsumatorët, procesi i blerjes dhe roli i fushatave me email, Facebook ads dhe search engine optimization (SEO). E prezantuar nga një konsulent aktual i marketingut dixhital në Shqipëri, ky kurs do të jetë shumë interaktiv dhe angazhues.

Objektivat e trajnimit: Ky kurs është i dizajnuar për të pajisur pjesëmarrësit me njohuri dhe mjete praktike që do të përdoren për të arritur përfitimet e mëposhtme:

  1. Të rritin besimin në zhvillimin e marketingut strategjik në internet
  2. Të kuptuarit e rolit të marketingut online në udhëtimin e konsumatorëve
  3. Aplikimi i analizave për të rritur efektivitetin e fushatave të email
  4. Rritja e angazhimit të konsumatorëve me mjete të tilla si Facebook
  5. Të ndihmosh klientët të lëvizin nga vetëdija për produktet në blerje

Audienca: Profesionistë të marketingut & PR në çdo nivel.

Data e fillimit të kursit: 1 Mars

Ora: 16:00 – 20:00

Vendi: Lincoln Center 2, Blloku, Tiranë

Çmimi: 50 Euro për pjesëmarrës

Gjuha: Shqip

Trajner: Elvis Plaku

Elvis Plaku është një konsulent i Marketingut Dixhital & Komunikimit me përvojë në korporata, organizata dhe biznese private. Ai ka shërbyer si trajner i mediave të reja dhe marketer kryesor për biznese dhe organizata të ndryshme. Në punën e tij konsultuese, Z. Plaku ka transformuar përvojën e konsumatorit për organizatat dhe ka ndihmuar në rritjen e numrave të tilla si norma e konvertimit për shitje me pakicë dhe numri i konsumatorëve.

Burimi: lincolnalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0