Trajnim: "Si të bëjmë CV & Letër Motivimi të suksesshme në gjuhën angleze?" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Si të bëjmë CV & Letër Motivimi të suksesshme në gjuhën angleze?”


CV-ja dhe letra e motivimit janë dy dokumente që krijojnë përshtypjen e parë për prezantimin profesional tuaj. Për të prezantuar veten tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon këtë trajnim 1 ditor, i cili do të zhvillohet në gjuhën angleze me lektore amerikane.

LEKTORE: Znj. Erin Doak

DATA: 18 Dhjetor 2017

ORARI: 16:45-20:30

QËLLIMI

Qëllimi i këtij trajnimi është që të prezantoni të dhënat tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme në gjuhën angleze dhe mund t’i përdorni ato në shumë aplikime në të njëjtën kohë, si dhe të perfeksiononi strukturën e tyre dhe terminologjinë në gjuhën angleze lidhur me to. CV-ja dhe letra e motivimit janë mjetet nëpërmjet të cilave ju mund të bëni promovimin e vetes tuaj, për të bërë një aplikim pune në një kompani të huaj apo jashtë vendit, për të bërë aplikim për studime jashtë vendit, etj.

Kush mund të përfitojë?

Të gjithë ata persona që kanë nevojë të bëjnë CV-në dhe letrën e motivimit të tyre të dalloj mes të tjerave.

Niveli i kërkuar i anglishtes

Kandidatët duhet të kenë minimalisht një nivel të ndërmjetëm ‘Pre-Intermediate’ të gjuhës angleze.

Metodologjia

Trajnimi do të jetë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të marrin udhëzimet dhe terminologjinë e duhur në gjuhën angleze, por atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.

LEKTORJA

Znj. Erin Doak është shtetase dhe folëse amerikane, e cila ka studiuar në Universitetin e Wyoming, SHBA. Ajo ka eksperiencë në leadership. Në Shqipëri ajo ka zhvilluar një program mbi zhvillimin e aftësive në leadership dhe biznes për gratë shqiptare të quajtur GLOW (Girls Leading Our World). Gjithashtu znj. Doak ka eksperiencë në mësimdhënien e gjuhës angleze profesionale. Ajo ka punuar për Quark Inc.Key Account Sales & Management në Denver, Colorado SHBA, ku ka mbajtur marrëdhënie biznesi më kompanitë e mëdha. Vlen të përmendet dhe eksperienca e saj me Universitetin Amerikan në Bullgari, ku ka trajnuar staf, zhvillimin e kurseve, etj.

Programi

  • Struktura dhe terminologjia e një CV-je të suksesshme
  • Struktura dhe terminologjia e një Letre Motivimi të suksesshme

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 30 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 15 dhjetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj. Meggi Zhugli
Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 68 671 5167
E-mail: meggi_zhugli@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0