Trajnim rreth Marketingut Dixhital - Business Magazine Albania

Trajnim rreth Marketingut Dixhital


Marketingu Dixhital është programi më i vlerësuar që CCIT ofron për sipërmarrjen. Nisur nga nevojat e komunitetit të biznesit, sugjerimet dhe kërkesat e pjesëmarrësve të këtij programi këtë herë ky trajnim trajton si fillim procesin e dixhitalizimit që është duke ndodhur ose duhet të ndodhë në çdo kompani. Trajnimi do t’i orientojë pjesëmarrësit se si të kuptojnë strategjitë e marketingut dhe strategjitë dixhitale, risitë dhe teknikat e reja, si të analizojnë rezulatetet e tij dhe si të dixhitalizojnë produktin apo shërbimin dhe si të arrijnë tek klienti.

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT

  • Njohja me risitë e marketingut
  • Fazat e dixhitalizimit të kompanisë
  • Njohja me strategjitë që ndjekin kompani të ndryshme
  • Përqëndrimi në strategjitë që do të aplikoni

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Në këtë kurs mund të marrin pjesë menaxherë, administratorë të kompanive, ose specialistë të marketingut, të cilët janë të interesuar për zhvillimin e aftësive strategjike në komunikim dhe teknika të reja të marketingut online.

REZULTATET E PRITSHME

  • Mirëkuptim i strategjive të marketingut
  • Dixhitalizimi i produktit
  • Ndërtim i një plani të mirëfilltë, i cili funksionon në bazë të segmentimit të saktë të produkteve
  • Strategjitë e penetrimit të tregut online
  • Funksionimi i rrjeteve sociale
  • Ndërtimi i kontentit për mediat online
  • Qasja me klientin

LEKTOR: Z. Dritan Pecini

Dritan Pecini është specialist në fushën dixhitale. Ai ka lindur në Tiranë, rritur në Athinë dhe ka kryer studimet në Melburn. Ai ka studiuar për Teknologji Informacioni dhe ka eksperienca të shumta në pozicione të ndryshme në industrinë dixhitale në Australi. Gjatë qëndrimit të tij në Melburn, Dritani ka zotëruar biznesin e tij dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme në fushën e Edukimit dhe Medias. Dritani ka punuar pranë DDB Albania dhe Montenegro ku ka drejtuar pjesën e strategjisë dixhitale për kompaninë dhe klientët e saj. Ndërkohë që tani ai drejton kompaninë e tij Pecini.al.

PROGRAMI: (ky trajnim do të ofrohet shqip, por duke qenë se terminologjia dixhitale është në anglisht si rrjedhojë përmbajtja e moduleve është në anglisht)

Për më shumë informacion rreth programit të trajnimit klikoni Këtu.

Data: 8-9 Tetor 2019, ora 09:30 – 13:30

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 9000 lekë, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anetarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit nëpërmjet linkut: http://bit.ly/2VnHDWg

Afati i fundit i aplikimit është data 5 Tetor 2019.

Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45800334
E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0