Trajnim: Result Based Project Management

Trajnim: Result Based Project Management


Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate është e kundërta e Menaxhimit të Projekteve Bazuar në aktivitete. Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate RBPM është një mënyrë e rëndësishme dhe e domosdoshme në menaxhimin e projekteve me financim nga palët e tretë. Ky lloj menaxhimi sjell një ndryshim fokusi dhe rrjedhimisht metodologjie: nga fokus në inputet dhe aktivitetet për një fokus në rezultatet dhe impaktin që projekti sjell.

Lektore: Mag. Asetila Köstinger CMC

Data: 24-25 Korrik 2017

Orari: 10:00- 17:00

Rezultatet janë ndryshimet që priten të ndodhin si konsuekeuncë e marrëdhënies shkak-pasojë dhe ato mund të përshkruhen dhe të maten.

Ky trajnim mëson si të përdorim direkt konceptet e RBM dhe t’i zbatojmë në mjedisin e menaxhimit të projektit, duke përdorur të gjitha proceset dhe metodat që do të ndihmojnë projektet e zhvillimit të arrijnë rezultatet e dëshiruara.

Qëllimi i programit të trajnimit 

Pjesëmarrësit do të kuptojnë ndyshimin mes projeketetve të bazuara në aktivitete dhe projekteve të bazuara në rezultate. Pjesëmarrësit gjithashtu do të mësojnë se si të planifikojnë, menaxhojnë dhe monitorojnë një projekt duke vënë fokusin tek rezultatet. Ata do të arrijnë të kutpjnë në detaje se si RBPM mund të përmirsoj cilësine e projekteve të tyre. Përveç këtyre do te thellojnë konceptet në proceset e zbatuara gjatë ciklit të jetës së projektit.

Kush mund të përfitojë 

Ekspertët që kanë përgjegjësi për të menaxhuar ose për të kontribuar në rezultatet e një projekti.
Menaxheret e projektit, anëtaret e ekipit dhe drejtorët e programeve
Pjesëmarrësit e mëparshëm të trajnimeve LFA drejtuar nga Mag Asetila Köstinger

METODOLOGJIA 

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 7 orësh në ditë (nga 10.00 -17:00)
Diskutime në grup, punë në grup, prezantime.
Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.
Një qasje ku trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

LEKTOR: Mag. Asetila Köstinger CMC

Asetila Köstinger është sipërmarrëse, konsulente Austriake për NMV dhe konsulente e certifikuar ndërkombëtare për menaxhimin e sipërmarrjeve CMC.

Trajnere mjaft pozitive, energjike dhe me disa pasione Znj Köstinger është edhe Lektore ë disa Universitete dhe instritucione Europiane dhe ka nje përvojë të gjerë ndërkombëtare.

Arsimuar në ekonomiks dhe biznes ndërkombëtar dhe prakticiene e apasionuar e konkurrueshmërisë së NVM-ve. Trajnere dhe folëse në disa gjuhë dhe me mbi 12 vite që jeton dhe punon në vende të ndryshme. Gjithashtu zotëron njohuri të thella në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, EUROPEAID dhe donatorë të tjerë.

PROGRAMI:

Konceptet bazë të RBPM
Cikli i menaxhimit të projekteve të financuara nga BE
Instrumentat kryesore të RBPM
Planifikimi dhe Menaxhimi i projekteve për rezultate
Menaxhimi i partneriteteve ndërkombëtare
Rast konkret i analizuar

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 100 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.
Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar dhe për më shumë informacione klikoni këtu.

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0