Moduli “REKRUTIMI si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore “- Tema të lidhura me efektivitetin dhe njerëzit në biznes është një 12-orësh interaktivitet grupi në forma pune të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, testimit online dhe të drejtpërdrejtë gjatë trajnimit; punës në grup, angazhimi i shpeshtë në “role play” do të reflektojë detyra specifike në situata reale të modulit në biznes/organizatë.
QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT
Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundësinë:
- Të dijë / të bëhet e/i aftë të mësojë dikë tjetër (skuadrën pas saj/tij) si të zhvillojnë një intervistë të strukturuar, si në SME dhe koorporata.
- Të dijë të përdorë teknika intervistimi dhe të mbajë kontrollin e procesit përzgjedhës.
- Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji intervistimi të bazuara në sjelljen e aplikantëve.
- Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji sigurimi suksesi të mirë-vendosjes në kompani të kandidatëve të përzgjedhur (sucessful onboarding).
KUSH MUND TË PËRFITOJË
Të gjithë ata në kompani që iu kërkohet të kryejnë rekrutime në kompani.
CEO/drejtues/ pronarë të cilët aspirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre përzgjedhëse për stafin që punon direkt për ta.
Të sapo diplomuar nga universiteti, të cilët aspirojnë të futen në punë në manaxhimin, etj.
Trajnimi do të zhvillohet në datë 20 Mars, pranë ambjenteve të Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.
Për më shumë informacion kontaktoni në: Tel: + 355 (0) 45 800 934 dhe adresën e e-mail: [email protected]
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.