Trajnim për menaxhimin e një kompanie konsulence

Trajnim për menaxhimin e një kompanie konsulence

~4 minuta lexim


Trajnimi që do të zhvillohet në Tiranë, tek Plaza Hotel, në datat 25-27 Tetor 2017 (3 ditë të plota), do ju japë një pamje të plotë se si të menaxhoni një biznes konsulence. Trajnimi financohet nga Bashkimi Europian dhe organizohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në partneritet me Albanian Consulting Network (ACN).

Ky kurs do t’ju ndihmojë:

  • Të zhvilloni aftësitë e partnerëve dhe stafit tuaj për të zgjeruar biznesin tuaj të konsulencës;
  • Do të mësoni dhe zbatoni modelet e biznesit dhe strategjitë e praktikave më të mira, veçanërisht të rëndësishme për kompanitë e konsulencës;
  • Zbuloni teknologji dhe modele financiare për t’ju ndihmuar të menaxhoni biznesin tuaj në mënyrën më efikase;
  • Të njihni rreziqet potenciale dhe të mësoni se si të angazhoheni në menaxhimin efektiv të riskut;
  • Mësoni se si të krijoni partneritete / aleanca strategjike.

Janet P. Poot, nga JPCorporate International BV, është përzgjedhur nga BERZH si trajnere, bazuar në eksperiencën e saj të gjatë në menaxhimin e një biznesi konsulence.

Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze dhe pagesa për të marrë pjesë për të 3 ditët e trajnimit është 192 euro e cila përfshin edhe një ditë konsultimi me trajneren dy muaj pas trajnimit.

Për më shumë informacione rreth trajnimit, ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 042259439 / +355692060856 ose me email në knowhowalbania@ebrd.com ose prengae@ebrd.com. Për të plotësuar formularin e aplikimit, ju lutem klikoni KËTU.

Që kur ka filluar aktivitetin në Shqipëri në vitin 1996, Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH ka ndihmuar mbi 570 ndërmarrje për të aksesuar këshillat për biznes, në sajë të financimeve nga Bashkimi Europian, Italia, Holanda, Luksemburgu, Japonia, Kanadaja, Portugalia, Suedia, Fondi i Bashkëpunimit Tajvan-BERZH, Fondi i veçantë i aksionerëve të BERZH-it.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth aktivitetit të Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH në Shqipëri, klikoni http://www.ebrd.com/knowhow/albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0