Trajnim për Audit të brendshëm

Trajnim për Audit të brendshëm

Audit të brendshëm

Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin profesional: Audit të brendshëm

Trajnimi përfshin njohuri esenciale të nevojshme në fushën e auditimit përmes të kuptuarit të natyres, organizimit, funksionimit, dobisë, nevojës, aktiviteteve, standardeve, legjislacionit dhe rregullave bazë, teorisë dhe praktikave më të mira të fushës së auditimit, si dhe mjetet e teknikat, që ai përdor për të arritur qëllimin dhe objektivat e tij, si dhe për të ndihmuar arritjen e objektivave të çdo tip organizate, të cilës ja ofron shërbimin e tij (të çdo natyre biznesi apo publike).

Kursi synon të ofrojë njohuri për pjesëmarrësit, jo vetëm mbi shërbimet e auditimit, por edhe mbi mënyren e organizimit dhe të qeverisjes së korporatave dhe organizatave publike, si hap i parë i auditimit në kuptimin dhe njohjen e organizatës, te cilën do ta vendosë nën auditim. Gjithashtu, pjesë e trajnimt janë edhe njohuritë mbi auditime te sektorëve më specifikë të industrisë, si dhe auditimit të taksave.

Trajnimi fillon më 12 qershor dhe zgjat 6 javë. Orari i leksioneve është: të premten ora 16:00 – 19:30, të shtunën ora 09:00 – 13:30.

Modulet:

  1. Auditim i brendshëm në Sektorin Publik.
  2. Auditim i brendshëm në Sektorin Privat.
  3. Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore, mbi të cilën kryhet kontrolli tatimor.

Dokumentet për regjistrim: CV, Fotokopje e diplomës, Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës, Dy fotografi për dokumenta.

Rregjistrimet mund të bëhen online duke klikuar këtu.

Certifikata njihet nga ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0