Trajnim nga Anila Bashllari "Si të Manifestosh në 30 Ditë?" - Business Magazine Albania

Trajnim nga Anila Bashllari “Si të Manifestosh në 30 Ditë?”


Ky trajnim u zhvillua përgjatë periudhës 17 Shkurt – 29 Mars me një grup prej 12 pjesëmarrësish. Tematika e trajnimit u fokusua në informacione dhe eksperienca që rrisin vetëdijen për njohjen e vetes, për një qetësi të mendjes, produktivitet më të lartë dhe marrëdhënie më efektive. Më poshtë do të gjeni disa vlerësime të bëra nga të trajnuarit: 

Alketa HALILAJ: “Trajnimi me Anilën ishte një eksperiencë e veçantë, sepse ne pamë rezultatet shumë shpejt. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë eksperiencë. Mësimdhënia ishte aq informuese, frymëzuese, relaksuese, po aq edhe disiplinuese. Faleminderit, Anila. Me të vërtetë më ka ndryshuar jetën. E shijova vërtet këtë ekperiencë dhe ka qenë mjaft e dobishme në mënyrën time të të menduarit dhe sesi të përballem me jetën.”

Vasilika SELAJ: “Për mua ishte një eksperiencë unike. Mund të them me plot bindje se ky trajnim i tejkaloi pritshmëritë që kisha para se ta filloja “30 day Manifestation”. Jam ndjerë shumë mirë javë pas jave dhe energjia pozitive dhe qetësia që merrja çdo ditë, sidomos pas mbledhjeve me grupin, më ka bërë shumë mirë në shumë aspekte të jetës private, punës dhe shëndetit. Kam arritur të kuptoj më mirë veten dhe të lidh disa pika shumë të rëndësishme dhe pikëpyetje që kisha para se të filloja këtë trajnim. Për mua kjo ishte një fushë e panjohur, e pazbuluar që më hapi një dritare, e cila më ndihmon të marr frymë më mirë, të shikoj me kthjelltësi brenda vetes dhe të jap maksimumin e mundshëm. 5 javë të bukura dhe intensive, gjatë të cilave kur kthehem pas mendoj se kanë ndodhur shumë ngjarje të bukura, kam njohur njerëz të bukur në shpirt. Ju faleminderit dhe jam në pritje të ndonjë trajnimi tjetër të kësaj natyre.”

Ljubica: “Në këto momente jam duke lexuar “persistance”, një nga ushtrimet që Anila ka përgatitur. Shumë herë kam dështuar, por do t’ja dal, jam e bindur. Kjo është forca që “30 Days Manifestation” ka rizgjuar brenda meje. Uroj që shumë të tjerë ta provojnë këtë eksperiencë, të manifestojnë forcën dhe energjinë e jashtëzakonshme që na rrethon dhe gëzon çdonjëri prej nesh. Uroj me zemër që të jesh ti që po lexon këto rreshta!”

Matilda: ’30 Days Manifestation’ për mua ka qenë një ekperiencë fantastike me një energji pozitive në çdo aspekt, si me veten, me famijen, punën dhe njerëzit që më rrethojnë çdo ditë. 5 javë të mrekullueshme, transformuese, rritje të kreativitetit dhe në tërësi të zhvillimit personal. Falenderoj pa masë Anilën që kam fatin të ndjek këto trajnime të jashtëzakonshme që do ja rekomandoja të gjithëve që duan të investojnë për veten e tyre. Unë për vete jam ndjerë e mrekulluar.”

Ende pa objektiva për vitin 2017?

Koha ikën pa e kuptuar dhe shumica prej njerëzve e gjejnë veten pa objektiva të realizuara apo të pa nisura ende, edhe në këtë periudhë të vitit. Planifikimi dhe vendosja e qëllimeve është çelësi i suksesit tuaj në shumë fusha. Nëse ende nuk keni arritur t’i krijoni këto objektiva, ju ftojmë të lexoni artikullin e shkruar nga Anila Bashllari Ende pa Objektiva Në 2017?

E nëse ju nuk ndiheni gati apo nuk jeni në gjendje që të krijoni objektivat për këtë vit apo edhe për 2 vitet e ardhshme, Business Mag ndan me ju një artikull mbi arsyet përse ne nuk ndjekim dot një axhendë objektivash: “Monstrat Brenda Nesh!

Ku mund ta gjeni Anila Bashllarin: 

Web: www.anilabashllari.com
Email: anila@anilabashllari.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0