GEA – Global Entrepreneurship Academy pas përfundimit të sezonit të parë të suksesshëm, starton sezonin e dytë në Edukimin & Trajnimin Multidimensional në Degën e Sipërmarrje & Menaxhim.
Akademia ka përgatitiur kurikulën e Edukimit & Trajnimin 5-mujor, në mënyrë që në mbarim çdonjeri është gati me dijen që ka marrë, të krijojë sipërmarrjen e tij.
Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë edhe metodat e sotme në shkollat profesionale Amerikane dhe Europiane.
- Kurrikula akademike të përditësuara.
- Praktika interaktive të marra si Case study nga kompanitë më të njohura perëndimore.
- Literatura, që do të përdoret do të jetë amerikane.
Ky trajnim interaktiv do t’ju mësojë dhe zhvillojë aftësitë sipërmarrëse, menaxheriale dhe të marketingut.
Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?
- Për sipërmarrësit e fushave të ndryshme të biznesit, duke përfshirë edhe krijuesit e startup-ve.
- CEO-t, Menaxherët dhe Drejtuesit e Profesioneve të lira.
- Për menaxherët dhe ata që duan të nisin rrugëtimin fushën e biznesit
- Veçanërisht ata që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale në mënyrë që të ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin, të rrisin në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë, duke maksimalizuar arritjet e tyre.
- Secili nga kandidatët, që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një bachelor apo ka mbaruar master shkencor është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë Trajnim multidimensional.
Ky Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege multi-dimesionale.
➞ Menaxhimi në të gjitha dimensionet e tij – Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategji Marketingu dhe Marketing Digjital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuri Kontabiliteti për menaxherët dhe sipërmarrësit, si dhe Planifikim financiar
➞ Fuqia e Lidershipit, Lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot, në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimi Ligjor dhe financiar i një organizate biznesi – Tregjet e kapitaleve & Bursa
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura, për shit-blerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri, do të sillen tek ju, nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.
➞ Si të përdorim dhe kuptojmë filmin,infografikat,posterat, banerat. ➞ Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nëpërmjet celularit. Platformat dhe aplikacionet që nevojiten. ➞ Përgatitja dhe prezantimi i një Plani Biznesi.
Kohëzgjatja e Trajnimit
Trajnimi fillon më 30 Tetor 2020 dhe mbaron në 24 Mars 2021. Të mërkuren dhe të Premten, ora 18:00 – 20:00.
Vendodhja
Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting.
Tarifa e Trajnimit
Pagesa është 799 euro. Pagesa realizohet me këste, nëse është paguar fillimisht tarifa minimale 100 euro. Pagesa e mbetur prej 600 euro paguhet me 2 keste. Nese realizohet pagesa menjehere eshte 700 euro. Nëse dikujt nga pjesëmarrësve, nuk i kënaqen pritshmëritë, mund të largohet që pas modulit të parë, duke tërhequr edhe shumën e 100 eurove të regjistrimit.
Certifikatë
Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë.
Kontakto tani në:
Faqen zyrtare në Facebook
Email: info@academyentrepreneurship.com
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto