Trajnim: “Mjeshtëria Profesionale e Shitjes“

Trajnim: “Mjeshtëria Profesionale e Shitjes”


Arsimim i vazhdueshëm në fushën e SHITJES dhe KOMUNIKIMIT. Denis Gafurri ju fton në trajnimin e tij:

Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminar ekskluziv me temën, “Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejt Suksesit”.  Kemi përzgjedhur këtë temë sepse besojmë që profesioni SHITËS është një nga më të guximshmit në mjedisin e sotëm të biznesit.

Ne nuk e shohim trajnimin e shitjeve si një ngjarje, por një proces të vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohuritë dhe rezultatet e shitjeve. Sistemi ynë i trajnimit drejton ndryshimin e vërtet të sjelljes dhe çliron potencialin e shitjes.

Objektivi i trajnimit:

Metoda jonë e shitjes është e lartë, të gjitha programet tona të shitjes janë të bazuara në hulumtime me njohuri nga qendra të ndyrshme për kërkimin e shitjeve, të testuara dhe të provuara për të punuar për shumë shitës. Prandaj, duke pasur parasysh që 77% e të mësuarit harrohet brenda 6 ditëve, nëse nuk përsëritet. Që trajnimi të ketë ndikim të vërtetë, ai duhet të mësohet, praktikohet dhe përforcohet me kalimin e kohës.

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:

  • Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë;
  • Njohja e brandit nga punëtorët (Brand awareness);
  • Promocioni në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese;
  • Takimi dhe negocimi me klientë;
  • Menaxhimi efektiv i kohës;
  • Gjuha e trupit;
  • Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit dhe si blejnë njerëzit në shekullin 21;
  • Referenca;
  • Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.

Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë pro-aktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me katalog të trajnimit që do t’ju udhëheqë më tej drejt rezultateve më të mira në shitje edhe pas trajnimit.

Kushtet e pjesëmarrjes:

Ky trajnim është dedikuar posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve. Në fund të fundit të gjithë jemi në shitje pa marr parasysh se çfarë profesioni kemi duhet të dimë se si të ndërtojmë raport me njerëz dhe të fitojmë besimin e tyre. Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.

Kohëzgjatja:

Trajnimi zgjatë 2 ditë, nga data 25.01. – 26.01.2018, duke filluar nga ora 10.00 deri në ora 16.00.

Si duhet të aplikoni?

Aplikimin mund ta bëni në mënyrë elektronike në besart.krasniqi@oek-kvv.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0