Trajnim: “Lidershipi Politik dhe Lidershipi në Biznes”

Trajnim: “Lidershipi Politik dhe Lidershipi në Biznes”


Lidershipi është inspirim – Shkolla e Suksesit

  • Kohëzgjatja e Trajnimit: 1 muaj, i përbërë nga 8 seanca (2 herë në javë,  ora 18:00-20:00).
  • Vendndodhja: Tek ETC (European Trade Center), pas Piramidës.
  • Trajnimi fillon në datë 3 Dhjetor.
  • Tarifa e Trajnimit 199 Euro, nëse pagesa kryhet menjëherë 180 Euro.
  • Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në info@academyenetrepreneurship.com ose ceo@mentorofsuccess.com, ose mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Përshkrimi i Trajnimit

Objektivi:

  • Lidershipi që udhëhiqet nga vizioni, është ai që mund të bëjë realitet ëndrrën.
  • Vetëm nëpërmjet inspirimit ne mund të bëjmë bashkë dëshirat dhe veprimet e njerëzve dhe të arrijmë transformimin.
  • Lideri është inovator, influencues, sfidon status-quonë, udhëheq shpresën, inicion ndryshimin, synon fitoren.
  • Si të udhëheqim ekipe, si të frymëzojmë bashkëpunimin, si të udhëheqim në mënyrë strategjike drejt arritjes.
  • Lidershipi që komunikon me njerzit, duke adoptuar qasjen e Programit Linguistik.
  • Kush është stili më i suksesshëm i lidershipit?

Çdo njëri nga ju do mund të dhjetëfishojë pritshmëritë e tij! 

Temat e Trajnimit:

Tema 1: 

  • Komunikimi aftësia numër një e liderit. Lideri transformues. 
  • Lideri politik i shekullit të 21. Sfidat e lidershipit në ekonominë globale.
  • Lidershipi karizmatik dhe inspirues.

Tema 2: 

  • Lidershipi demokratik dhe lidershipi autoritar. 
  • Pse vizioni i liderit është mënyra e duhur për të shkuar drejt suksesit?
  • Fuqia për të depërtuar tek njerëzit, karizma, besueshmëria dhe dashuria për njerëzit.

Tema 3:

  • Pse liderët që përdorin inteligjencën emocionale janë të suksesshëm. Integriteti, talenti dhe profesionalizmi. 
  • Ambicia, etja për sukses dhe lakmia. Kumnunikimi dhe vetëbesimi armët e duhura për sukses.

Tema4:

  • Ndryshimi midis Liderit dhe Menaxherit. Lideri si menaxhues i ndryshimit.
  • Cilat janë pikat ku ndahen dhe bashkohen lideri dhe menaxheri? Zëvendësuesit e udhëheqjes. 
  • Udhëheqja trasformuese kundrejt udhëheqjes karizmatike.

Tema 5: 

  • Teoritë e lidershipit. Stilet e lidershipit. Vendimarrja e liderit. 
  • Lideri i stilit të vjetër të udhëheqjes dhe lideri i stilit të ri.
  • Teoritë institucionale të lidershipit. Lidershipi i koorparatave.

Tema 6:

  • Teoritë dhe teknikat e lidershipit që derivojnë nga PNl – Programi Neuro Linguistik, një qasje e re e lidershipit, ku empatia kërkon të kuptojë dhe orientojë thelbin e mardhënieve njerëzore.

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim? 

  • Për të gjithë studentët Bachelor dhe  Master.
  • Profesionistët e profesioneve të lira. 
  • Menaxherët dhe punonjësit e të gjitha niveleve .
  • Drejtuesit e bizneseve dhe punonjësit e Administratës Publike

Metodologjia: 

  • Sjellja e shembujve të lidershipeve të suksesshme sot në botë. Lidershipet më të studiuara dhe pse ato janë më të aplikuara. 
  • Ecja drejt lidershipit trasformues, fuqia dhe vizioni i tij. Arritja dhe novacioni nëpërmjet ndryshimit të status-quos-ë.
  • Depërtimi në Lidershipin e shekullit të 21 dhe Lidershipin e Koorparatave.

Trajnues: Afrim Osmani, Arian Galdini, Genti Shaqiri

Afrim Osmani, MBA-Ing

  • Lektor në lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Menaxhim i Inovacioneve, në Kolegjin Universitar “Luarasi
  • Drejtor i Qendrës së parë të Biznesit në Shqipëri – VEVE Business Center
  • Krijues dhe drejtues i programit në Radio Tirana “Mentori i Suksesit”

MBA Arian Galdini

  • Lektor i Lidershipit
  • Kryestar i Partisë Lëvizja e Re – LRE
  • Ekspert i Politikave Publike

Dr. Genti Shaqiri

  • Lektor i Lidershipit në Fakultetin e Ekonomikut, Universiteti i Tiranës
  • Lektor i Menaxhimit të biznesit në Fakultetin e Ekonomikut,Universiteti i Tiranës 
  • Konsulent biznesi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0