Trajnim licencimi për UDHËRRËFYESIT(GUIDAT) TURISTIKE - Business Magazine Albania

Trajnim licencimi për UDHËRRËFYESIT(GUIDAT) TURISTIKE

UNIVERSITETI BARLETI me anë të strukturës së specializuar BARLETI TRAINING AND TESTING CENTER(BTTC) dhe zbatim nga AKADEMIA E TURIZMIT DHE REKREACIONIT BARLETI është institucion i LICENSUAR dhe AKREDITUAR nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për kursin dhe certifikimin e  UDHËRRËFYESVE TURISTIK KOMBËTAR, LOKAL, RINOVIM LICENSIMI DHE SPECIALITET I VEÇANTË.

“Udhërrëfyes Turistik Kombëtar” është një program kualifikues pёr target grupet:

  • personat që kanë përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme ose profesionale (2+2)
  • brenda dhe jashtë vendit;
  • personat që ndjekin apo kanë përfunduar studimet e larta Bachelor brenda dhe jashtë
  • vendit;
  • personat që ndjekin apo kanë përfunduar një nga programet Master brenda apo jashtë
  • vendit; akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Universitetin
  • ‘’Clemson’’ SHBA, SOLIMAR, USAID, KOHL & Partners, American Hotel and
  • Lodging Educational Institute (AHLEI).

Ky trajnim profesional është i integruar teori-praktike dhe shtrihet në një kohëzgjatje prej 3-4 muaj.  Në përfundim të programit pjesëmarrësit pajisen me CERTIFIKATËN dhe DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHËM që do tu mundësojë atyre të marrin automatikisht LICENSEN e Ushtrimit të Profesionit si Udhërrëfyes Turistik në Shqipëri pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

  • Kursi i ri do të fillojë në 01 SHTATOR 2020 ora 17.00
  • Kursi zgjat 4 muaj, do të zhvillohet ditën e premte ora 16.00-20.00 dhe ditën e shtunë, ora 8.00-16.00;
  • Në këtë kurs mund të regjistrohen të gjithë personat e përmendur më sipër,
  • Regjistrimet kanë filluar pranë sekretarisë mësimore të Shluj “Universiteti Marin Barleti”, dhe për t’u regjistruar duhet të paraqisni:
    • Diplomën e shkollës së mesme apo te cikleve më të larta arsimore (fotokopje);
    • Mandat pagesën e regjistrimit (që mund ta merrni pranë zyrës së financës së (Shluj “Universiteti Marin Barleti”).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0