Trajnim: “Inteligjenca Emocionale & Suksesi”


Vjen sërish në 20 Janar trajnimi “Inteligjenca Emocionale & Suksesi” pas kërkesave të shumta.

Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm, por jo vetëm. Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koefiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtet njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njëri prej nesh mund ta zotërojë.

  • Çfarë është inteligjenca emocionale?
  • Si mund ta rrisim atë?
  • Për çfarë na shërben ajo?

Qëllimi trajnimit është që tregut të punës t’i ofrojmë kandidat kualitativ për pozitat që ata kërkojnë dhe njëkohësisht t’i përgatisim të gjithë të interesuarit që të plotësojnë kushtet bazë për të qenë të suksesshëm në punë. Aftësitë intelektuale nevojiten për të kryer aktivitetet mendore, sa më lart të rriteni në përgjegjësi brenda organizatës, aq më tepër inteligjencë emocionale i duhet individit për të kryer punën me sukses.

Aplikimi: Dërgo EMËR,MBIEMËR, PROFESION, CEL në [email protected]
Kohëzgjatja: Datë 20 JANAR 2018, Ora 09:30-13:30
Vendodhja: Komiteti Kafe Muzeum, Tiranë
Kapacitet: 30 pjesëmarrës
Pagesa: 2.000 lekë (të reja)

Mund të marrin pjesë në trajnim të interesuar të moshës 18-40 vjeç. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale