Trajnim: "Inteligjenca Emocionale si faktor Suksesi" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Inteligjenca Emocionale si faktor Suksesi”


Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm, por jo vetëm! Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koefiçenti i inteligjencës së tij! Një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtetë një njeri të suksesshëm është Inteligjenca Emocionale, për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njëri prej nesh mund ta zotërojë.

  • Çfarë është Inteligjenca Emocionale?
  • Si mund ta rrisim atë?
  • Për çfarë na shërben ajo?

Qëllimi i trajnimit është që tregut të punës t’i ofrojmë kandidatë cilësorë për pozicionet që ata kërkojnë dhe njëkohësisht t’i përgatisim të gjithë të interesuarit që të plotësojnë kushtet bazë për të qenë të suksesshëm në punë. Aftësitë intelektuale nevojiten për të kryer aktivitetet mendore, POR sa më lart të ngrihet në përgjegjësi një punonjës, aq më tepër Inteligjencë Emocionale i duhet për ta kryer punën me sukses.

Trajnere:

Znj. Armira Lazaj, pedagoge dhe trajnere në fushën e Ekonomisë në tematikat: Menaxhim, Marketing, Sipërmarrje, Inovacion & Kreativitet, Aftësi Komunikuese, ideatore dhe organizatore e aktiviteteve @startupnow.al dhe @gruajadhekarriera, trajnuese dhe folëse motivuese.

Znj. Lediona Braho, Psikologe klinike, terapiste, psikoterapiste në formim në qasjen e Psikodramës, këshilluese në faqen e këshillimit online për të rinj nukjevetëm.al, Pedagoge e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, anëtare e bordit drejtues “Mental Health Albania”, koordinatore në klubin e letrarëve të rinj “Pena e Re”, folëse motivuese.

Aplikimi

Dërgo: Emër Mbiemër, profesion, numër kontakti me e-mail në mentalhealth.albania@gmail.com
Data: 11 Maj 2019
Ora: 09:00-14:00
Adresa: Mental Health Albania, Rruga 5 Maji, Tiranë
Kapaciteti: 30 pjesëmarrës
Pagesa: 2000 lekë (të reja)

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0