Trajnim: "Inovacioni dhe Sipërmarrja në Bujqësi – Plani i Biznesit"

Trajnim: “Inovacioni dhe Sipërmarrja në Bujqësi – Plani i Biznesit”


Student Economic Forum në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe me mbështetjen e Albanian Young Leaders Forum më datë 14 Mars 2018, ora 14:30 – 17:00 pranë zyrës së SEF (Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Godina A, Kati 2, Zyra (210) do të zhvilloj trajnimin me temë: “Inovacioni dhe Sipërmarrja në Bujqësi – Si të hartojmë dhe implementojmë një Plan Biznesi?’’

Çështjet që do të trajtohen në trajnim: 

– Inovacioni në sektorin bujqësor
– Sipërmarrja në zonat rurale
– Përse na nevojitet një Plan Biznesi?
– Gjenerimi i ideve të biznesit
– Elementët përbërës të një Plani Biznesi
– Modele të ndryshme Plani Biznesi
– Shkrimi dhe implementimi i një Plani Biznesi
– Mundësitë e financimit të një Plani Biznesi

Për ta bërë trajnimin sa më praktik do të jenë të ftuar sipërmarrës të rinj të suksesshëm nga fusha e bujqësisë, argobiznesit dhe agroturizmit, të cilët do të ndajnë me jo vetëm eksperiencën e tyre, por do të flasin edhe për rendësinë që ka plani i biznesit për një sipërmarrës/e të ri/e.

► 10 çmime surprizë për 10 pjesëmarrësit me idetë më të mira për shkrimin e një plani biznesi.

► Për t’u bërë pjesë aplikoni KËTU.

Kush mund të marrë pjesë: 

► Studentët
► Gjimnazistët
► Të rinjtë e tjerë të interesuar

► FEE e pjesëmarrjes në trajnim:

Anëtaret e SEF: 1000 lekë (-50%)
Studentët e vitit të parë: 1000 lekë (-20%)
Studentët dhe të rinjtë e tjerë: 1000 lekë

► Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Pjesëmarrje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0