Trajnim i organizuar për PR/ Aftësitë e Komunikimit - Business Magazine Albania

Trajnim i organizuar për PR/ Aftësitë e Komunikimit


Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit me nocionet bazë të të folurit në publik, duke nisur nga elementë si mesazhi dhe audienca dhe duke analizuar tipet kryesore të të folurit në publik. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të vlerësojnë gjithashtu aftësitë vetjake për këtë lloj komunikimi dhe do të marrin disa këshilla praktike për t’u ushtruar në artin e të folurit në publik.

Përshkrimi i Programit
Programi është i shtrirë në dy ditë. Dita e parë merret me pjesën teorike të të folurit në publik, ndërsa dita e dytë do të përqëndrohet në disa shprehi praktike të situatave të veçanta, sidomos në komunikimin me median dhe pitching (prezantimi i kompanisë).

Kush janë përfituesit?
Përfaqësues të kompanive të ndryshme, anëtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Metodologjia
Programi i trajnimit është një ndërthurje e prezantimeve, ushtrimeve, punëve praktike dhe punës në grup. Pjesëmarrësit do të nxiten të përdorin njohuritë e reja në situata reale si dhe të rifreskojnë njohuritë ekzistuese nëpërmjet diskutimeve të hapura, sesioneve pyetje-përgjigje, ushtrimeve, etj.

Dita 1

  • Tema 1: Frika nga skena dhe si të fitosh mbi të?
    Vlerësimi i aftësive ekzistuese
    Menaxhimi i ankthit
    Lista e kontrollit
  • Tema 2: Të kuptojmë Audienca(t). Analiza e audiencës.
  • Tema 3: Mesazhi. Zhvillimi i prezantimit. Komunikimi vizual, me figura dhe verbal

Dita 2

  • Tema 1: Gjuha e trupit/joverbal/funksionet e tërheqjes së vëmendjes
  • Tema 2: Pitching. Prezantimi i kompanisë për audiencat e ndryshme
  • Tema 3: Komunikimi me median. Intervista TV.

Lektore: Valbona Sulçe

Valbona Sulçe është studiuese dhe gazetare nga Tirana. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, BA në Gjuhë dhe Letërsi dhe ka Master në Studime Europiane nga i njëjti Universitet. Aktualisht ajo është studente në Shkollën Doktorale të Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Fushat e saj të interesit përfshijnë: diversitetin në media, barazinë gjinore, raportimin e lajmeve dhe etikën në media.

Karriera e saj si gazetare filloi me TV Arberia në vitin 1998 si një gazetar politik dhe anchorwoman. Ajo ka fituar çmimin “Programi më i mirë televiziv i vitit 1999” për programin e përditshëm të fokusuar në konfliktin në Kosovë. Aktualisht ajo është një gazetare e pavarur dhe një bloger në një gazetë të përditshme “Dita e Katërt”.

Ajo ka ligjëruar për shumë vite lëndët e “Raportimit të Diversitetit”, “Hyrje në Media dhe Komunikim” për disa universitete në Shqipëri. Valbona është një trajnere në Institutin Shqiptar të Medias dhe një konsulente mediatike për organizata të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Valbona është një kontribuese e rregullt në “MediaLink”, një revistë online që synon debatin rreth situatës së mediave në Shqipëri.

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anëtarët e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 20 Nëntor 2018.

Për më shumë informacion kontaktoni Ornela Sulce në numrin e tel: +355 (0) 45 800 934 ose E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0