Top Startup-et më premtuese për 2020, sipas BM

Top Startup-et më premtuese për 2020, sipas BM


Nga ecuria e tyre këtë vit dhe dinamika me të cilën janë zhvilluar, Businessmag ju sjell top 6 startup-et, të cilat premtojnë shumë në vitin 2020. Pjesa më e madhe e tyre janë fushën e teknologjisë dhe pritet të ofrojnë shërbime ndërkombëtare. Por, nuk mungojnë kompanitë dinamike lokale.

Zana AI, është një startup fitues i teknologjisë së lartë, me bazë në Gjermani, që ofron komunikim të avancuar të teknologjisë.
Produkti më i rëndësishëm i Zana është orientuar në kujdesin shëndetësor dixhital dhe mundëson një monitorim gjithëpërfshirës shëndetësor në distancë. Oferta e produktit është një asistent inteligjent i zërit që përdoret për krijimin e një ure të drejtpërdrejtë midis pacientëve dhe mjekëve.
Lexo: Zana AI, fiton çmim në kompeticionin Chatbot & Voice Summit Berlin

 “Bubbles” Aplikacioni i krijuar nga Erik Gjermeni. Ai është një nga fituesit e konkursit IDEA. Aplikacioni siguron transportimin e veshjeve nga shtëpia e klientit në pastrimin kimik të dëshiruar dhe anasjelltas. Erik është 26 vjeç. Ai vjen pas studimeve të zhvilluara në Londër, ku është diplomuar për Statistikë. Idetë më të mira sipas tij janë ato që zgjidhin probleme, të cilat nuk i dinim që i kishim!
Lexo: Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019 

 “Premti”, një ide biznesi fituese e prezantuar nga Stilian Jankulla. Kjo sipërmarrje është e fokusuar në prodhimin, ambalazhimin dhe tregtimin e produkteve autoktone përmetare. produktet kryesore që do të gjeni në dyqane specifike, por pse jo edhe jashtë janë: mjaltë, reçel dhe gliko Përmeti.

Lexo: Ja cilët janë fituesit e kompeticioneve StartUp të mbajtura këtë vit

Kallz, qendër multifunksionale. E ngritur për t’iu shërbyer prindërve në karrirë dhe njëkohësisht fëmijëve në vitet e para të shkollimit, Kallz është zgjeruar këtë vit që po lemë pas edhe me qendra të tjera. Programi Pas Shkolle dhe Kampet Verore e Dimërore të ofruara nga qendra, janë konceptuar në formën që të përmbushim plotësisht nevojat e prindërve në karrierë, por njëkohësisht të ndihmojnë në një zhvillim të integruar të fëmijës. Fëmijët 6-12 vjecc, krahas argëtimit dhe ambientit miqësor, sigurojnë përvoja dhe njohuri të dobishme për jetën.
Lexo: Kujt t’ia besojmë fëmijët gjatë pushimeve dimërore

“Traveler” është një aplikacion që shumë shpejt do ta kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë. Aplikacioni ishte një nga fituesit e kompeticionit Supergeneration të Albtelekom.

“Sapientify”, platforma e të mësuarit online është prezantuar nga Aleksandra Ngjeliu. Fituese e StartUp3, ajo parashikon të shtrijë nismën e saj edhe në tregun global. Pas dy vitesh eksperiencë Aleksandra u bë rekrutuesja, trajnuesja dhe menaxherja e mësueseve të para të mësimdhënies online në Shqipëri.
Lexo: Sapientify, fitues i StartUp 3

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0