Kujt t'ia besojmë fëmijët gjatë pushimeve dimërore?

Kujt t’ia besojmë fëmijët gjatë pushimeve dimërore?


Sa prej jush këto ditë janë të mbingarkuar me punë? Festat janë te pragu i derës, ndërsa puna është ulur këmbëkryq në tavolinë. Punës nuk mund t’i shmangeni, madje duhet ta bëni më së miri atë. Ajo është e ardhmja juaj dhe e fëmijës tuaj. Po fëmijët?! Ato mund të jenë një shqetësim më shumë, nëse nuk i sistemoni siç duhet. Për ne në Shqipëri, zgjidhja e duhur për sistëmimin e fëmijëvë në këtë periudhë sizmike bëhet edhe më sfiduese.

Psikologët sugjerojnë që fëmijët të argëtohen sa më shumë, të dalin në natyrë (kur kushtet e motit e lejojnë), të luajnë në ambient të ngrohtë, të dëgjojnë muzikë, vizatojnë etj.

Periudhat e ngrohta festive na afrojnë më shumë me familjen. Ndaj, një prej sygjerimeve parësore të psikologëve, është qëndrimi sa më shumë me fëmijët. Por, këtë opsion e kalojmë, pasi siç thamë, është i pamundur për pjesën më të madhe prindërve në punë, për shkak të angazhimeve.

Gjyshërit janë mundësia e dytë më e mirë, sipas sociologëve. Ata janë numër një në përkujdesje dhe të pazëvendësueshëm për aktivitetet ndër breza. Gjyshërit mund të tregojnë histori të bukura dhe me vlerë, të jetuara prej tyre. Një bisedë e mirë me fëmijët është se si mund të kenë kaluar vështirësitë, mënyra se si i kanë kaluar ato. Sipas sociologes Aida Pambuku, “Përmes eksperiencës së jetës, fëmijët mësojnë se ia kanë dalë mbanë. Kjo rrit kapacitetin e reziliencës, pasi fëmijët mësojnë rreth aftësive praktike, të bazuara”. Gjyshërit mund të japin këshilla me vlerë. Ata mund të tregojnë si ka qenë fëmijëria e tyre. Kështu, fëmijët mund të kuptojnë se kanë shumë burime në dispozicion sot dhe mund të rrisin përkujdesjen për këto burime dhe respektin për gjyshërit dhe prindërit.

Në ambientet e ngrohta të shtëpisë fëmijët mund të mësojnë të gatuajnë, të përgatisin dhuratat në formë punë-dore dhe të lexojnë së bashku.

Lexo: Edlina Bano Losha: Ja pse fëmijët duhet të shkojnë në kopshte edhe kur bie tërmet

Opsioni i tretë janë Kampet Dimërore. Ato ofrohen nga disa qendrat për fëmijë. Zakonisht kampet janë disa ditore. Një prej kampeve me kohëzgjatjen më të madhe si përsa i përket orarit ditor, edhe ditëve në dispozicion (9 ditë) zhvillohet në Kallz, Qendër Multifunksionale. Kampi nis më 23 Dhjetor, ku çdo ditë (përjashtuar ditët zyrtare të pushimit), fëmijët e moshës 6-12 vjeç, mund të argëtohen e të mësojnë përmes lojës. Çdo ditë ka një tematikë të veçantë, ndërsa programi ditor është i pasur me: art&crafts, gatimet festive, përgatitje dhuratash, lexim në grup, biseda me psikologë, punë në grup, sporte.

Ndonjëherë, dërgimi i fëmijës në kamp, mund të jetë pikërisht dhurata e Vitit të Ri për ta. Ata socializojnë në një ambient më të relaksuar se shkolla. Njohin miq të rinj dhe ndajnë me ta arritjet e vitit, pritshmëritë dhe objektivat e tyre për të vitin tjetër. Kjo është një formë e mirë që fëmija të mund të programojë veten në drejtim të rritjes së tij personale, ndërsa ju si prindër vijoni karrierën pa u ndier në faj për mungesën tuaj në prag të festave.

Melisa Shehu, psikologe, thotë se fëmijët janë ato që gëzojnë dhe ndjejnë më shumë për festat e fundvitit. “Me sa më shumë njerëz, aq më të gëzuar janë fëmijët. Rregullimi i pemës dhe angazhimi në punë të ndryshme, i bën të ndihen të përfshirë në familje dhe në festa”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0