Ja cilët janë fituesit e StartUp-ve të mbajtura këtë vit

Ja cilët janë fituesit e kompeticioneve StartUp të mbajtura këtë vit



Startup-et janë një mundësi e mirë e promovimit të të rinjve, ideve të tyre të sipërmarrjes dhe potencialit të tyre. Përgjatë këtyre gjashtë muajve, në Tiranë janë mbajtur disa evente e kompeticione stratup-esh, të cilat kanë hapur dyert për të gjithë të rinjtë nga Shqipëria e rajoni, që duan t’i përkushtohen sipërmarrjes. Përveç promovimit, u është mundësuar atyre mentorim dhe mbështetje.

BusinessMag.al ka gjithmonë në qendër të vëmendjes eventet e këtij lloji dhe në këtë artikull risjell për lexuesin, të gjithë fituesit e këtij viti.

StartUp City
Vendi i parë u fitua nga Endri Nasufi, Ersi Gogla dhe Krismando Bisha me idenë e tyre kreative, “Concept Marketing”. Gevio Tabaku me “Portalin Studentor” fitoi trajnim dhe inkubim nga partnerët e eventit. Ideja Sapientify, e Aleksandra Ngjeliu fitoi trajnim dhe inkubim, ndërsa Darlina Subashi me idenë e saj Barna.Com.al fitoi një vit abonim në Abissnet.
Lexo: StartUp City shpall fituesit

Fituesit e IDEA 2019
Kozeta (Lico) Halili, stilistja nga Vlora zotëron edhe Butik&Atelie Kozeta. Fitues ishte edhe Neorent Lumshi, me idenë e tij që synon të automatizojë sektorin e bujqësisë. Erik Gjermeni, fitoi në konkursin e Ideas me një ide të re në tregun e shërbimeve.  Pranvera Rrapushi, u prezantua me një eksperiencë të re blerjesh online, me çmimin më të ulët në treg për çdo produkt. Stilian Jankulla me idenë e tij “Premti”. Stiliani është i fokusuar në prodhimin, ambalazhimin dhe tregtimin e produkteve autoktone përmetare si: mjaltë, reçel dhe gliko Përmeti.
Lexo:  Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019

StartUp Live Tirana 
Fituese e StartUp Live Tirana u shpall ideja e quajtur “Papagalli”. Fituesit e kësaj ideje ishin Orkida Pjetërnikaj, Enxhi Gjeci, Matilda Marku dhe Kevin Çekani. Kjo ide konsiston me krijimin  e një aplikacioni që u vjen në ndihmë fëmijëve të shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe u mundëson leximin e përrallave në shqip.
Lexo: StartUp Live Tirana shpall fituesit

Creative Business Cup

Çmimi i tretë ih dha: Days off, një aplikacion që ju njeh me ditët pushim në vende të caktuara. Ti paguan për të parë aktivitetet që zhvillohen në ditët e pushimit në vendet që zgjedh. Grupi është drejt finalizimit të një Versioni Beta. Për të zhvilluar aplikacionin e tyre ata fituan dhe një zyrë pranë Dutch Hub.
Çmimi i dytë: Osiria është një learning management system, i cili lejon universitetet të menaxhojnë proceset brenda sistemit akademik. Produkti ishte i avancuar dhe do të shitet për universitetet shqiptare, por jo vetëm. Prej një viti e gjysmë Universiteti Polis e ka blerë dhe operon me këtë platformë e ndërkohë po testohet dhe në universitete të tjera.
Çmimi i parë: TrinityWiz është një mundësi e shkëlqyer për çdo kompani që shpenzon kohë dhe para të konsiderueshme në reklamat online dhe vetëm do të përmirësohet. Ai ju ndihmon në fushatat tuaja në Facebook ose Instagram, duke ofruar një Sistem Njoftues së bashku me Raportet e Përditshme dhe Javore të Email-it. Krahas çmimit prej 3000 euro, ekipi fitues do të marrë pjesë në finalen globale në Kopenhagen më 1-2 korrik 2019.
Lexo: Shqipëria ka startup-e kreative. Creative Business Cup vlerëson idetë më të mira

SuperGeneration
Vendi i parë u fitua nga Mario Alla me aplikacionin Traveler, një aplikacion që shumë shpejt do t’a kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë. Mario fitoi një çmim prej 2000 eurosh.
“Portali Studentor” nga Gevio Tabaku, një portal që ju vjen në ndihmë të gjithë studentëve. Ai u vlerësua me një çmim BONUS në vlerën 1000 Euro ofruar nga ALBtelecom (500 Euro) dhe Agna Group (500 Euro).
Mine.al, ideuar nga dy djemtë e apasionuar pas teknologjisë Dorian Kane dhe Kadri Manaj. Ai është një sistem monitorimi i minierave të monedhave virtuale. Një platformë për shkëmbimin e monedhave online për herë të parë në Shqipëri. Ky ishte projekti më i votuar nga publiku, i cili fitoi çmimin prej 500 Euro. Përveç kësaj shume, ALBtelecom surprizoi dy djemtë me 500 Euro të tjera BONUS, duke e çuar çmimin e tyre në 1000 Euro.
Lexo: Shpallet fituesi i SuperGeneration. AlbTelecom shpërblen me 2000€ projektin “Traveler”

Elevator Lab ndau gjithashtu disa çmime
Fituesi i vendit të tretë ishte #Squadin, prezantimi i të cilit u bë nga Alban Afmeti. Fituesi i vendit të dytë ishte #ShefNoMore, prezantimi i të cilit u bë nga Qendresa Hoti dhe fituesi i vendit të parë ishte #Ailend, prenzantimi i të cilit u bë nga Gent Zotaj.
Lexo: Elevator Lab: Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Kosovë mbyllin me sukses programin “Sfida Rajonale Elevator Lab 2019”

Çmimet që ndau ICTS Awards: 
Çmimi Ylli në Ngritje u dha për Fiona Meqa. Çmimi Diploma e Vitit shkoi për Xhoena Polisi. Çmimi Mobiliteti i Vitit ju dorëzua Erion Cunit. Femra e Vitit në ICT u shpall Julia Hoxha. Inovacioni i Vitit u shpall Agon Avdimetaj. Çmimi Kontributori i Vitit në edicionin e 7-të për Enis Vehapin. Në kategorinë Shërbimi Publik u vitit u shpallën fitues Platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për këshillim dhe orientim në karrierë, Busulla.COM në Kosovë, Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë me aplikacionin Tirana Ime në Shqipëri dhe Rijad Abdullai me projektin Qendra për shërbime të TI-së në Maqedoninë e Veriut. Në kategorinë Cyber Security u sfiduan Bleon Proko me projektin TP_3num; Butrin Komoni me projektin Cyclone dhe Meridian Miftari me projektin Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike çmim i cili shkoi për Meridian Miftari.
Lexo: ZGJIDHEN MË TË MIRËT E KOMBIT NË TEKNOLOGJI NË EDICIONIN E 7-TË TË ICT AWARDS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0