Top 6 kurset falas online për Marketingun Dixhital - Business Magazine Albania

Top 6 kurset falas online për Marketingun Dixhital


Zotësitë që kërkohen për marketingun dixhital janë kritike jo vetëm për ata që punojnë në këtë fushë, por edhe për sipërmarrësit. Edhe nëse nuk jeni më hapat e parë të startupit dhe keni tashmë një skuadër marketingu, sipërmarrësit më të suksesshëm kanë njohuri mbi punën e çdo aspekti të biznesit dhe mund të kenë të dhëna të duhura për fushatat e marketingut dixhital.

Ja cilat janë kurset online falas më të mira për të ndërtuar zotësitë e marketingut dixhital:

1. Google Online Marketing Challenge

Gjatë 8 viteve të fundit, mbi 100,000 njerëz nga 100 vende të ndryshëm kanë marrë pjesë në Google’s Online Marketing Challenge. Është një kurs online me module të cilat mbulojnë një hyrje në marketingun dixhital, marketingun e motorrit të kërkimit, reklamimin me anë të kërkimit, reklamimin me figura, mobile, sociale, analiza dhe video duke e bërë një nga kurset më gjithëprfshirës për fillestarët. Gjithsesi, është gati unik në faktin se Google u jep praktikantëve një buxhet prej 250$ për AdWords për ta përdorur për një periudhë mbi 3-javore, për të drejtimin e një fushate online marketingu për një biznes ose një organizatë jo fitimprurëse. Praktikantët më të suksesshëm madje mund të fitojnë çmime nga Google.

Nëse po kërkon një kurs falas marketingu dixhital online me një prekje të vërtetë të botës reale, kjo është një mundësi shumë e mirë.

2. WordStream’s PPC University

PPC University është një burim mësimi online tërësisht i lirë i krijuar nga WordStream për të ndihmuar në ndërtimin e aftësive të marketingut dixhital dhe të kostove-për-klikim. Platforma ka akses në mijëra llogari duke shpenzuar miliarda dollarë në reklamimin PPC, dhe gjatë viteve në mënyrë konistente ka zbuluar se bizneset e mesme dhe të vogla hasnin probleme në menaxhimin e llogarive të tyre në një mënyrë që ishte kosto efektive dhe u mundësonte atyre të merrnin më të mirën e rezultateve. Tre linja ofrojnë mësime duke nisur nga fillestarët e deri të përdoruesit e përparuar, me module shtesë për reklamimin social.

Ti mund të aksesosh gjithashtu një sërë *webinare-sh për të përmirësuar edukimin tënd të marketingut dixhital, dhe gjëja më e mirë është se mund të mësosh çdo gjë që ka lidhje me mobile gjatë kësaj rruge, kurdo që ke kohë!

3. Kursi i Marketingut Dixhital Social Media Quickstarter

Platforma thekson mundësitë për integrimin e emailit me marketingun e mediave sociale, për të maksimizuar impaktin e të dy kanaleve. Në një seri të mësimeve hap pas hapi, praktikantët mund të studiojnë taktikat e marketingut dixhital për Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest, Instagram, Google+, Youtube, blogjet dhe renditjet dhe vlerësimet online të siteve. Mënyra se si janë strukturuar kurset i bën ato perfekte për marketerët e një niveli fillestar, me përbërës si fjalorthë dhe guida “Si të?”, kombinuar me ushtrime praktike të mësimeve.

4. Marketing Inbound Dixhital plus çertifikim zyrtar

HubSpot Academy ofron një kurs gjithëpërfshirës vërtet fantastik të marketingut dixhital ku aktualisht marrin pjesë më shumë se 3,000 studentë në Udemy.

Pjesëmarrësit do të mësojnë bazat e marketingut inbound, SEO (Search Engine Optimization), faqet ku të aksesojnë, blogjet, optimizimi i konvertimeve, marketingu me anë të emailit etj., gjithashtu edhe si të punohet bashkë për një strategji kohezive të marketingut inbound dhe më efektive. Pas provimit të çertifikimit, të diplomuarit marrin një shenjë simbolike për rezymenë e tyre në profilin LinkedIn për të treguar se ata kanë zgjeruar zotësitë e tyre të marketingut me HubSpot Academy.

5. Diploma in E-Business falas e Alison

Alison është një komunitet masiv i mësimit online me më shumë se 6 milionë përdoruesë të regjistruar, me kurse të çertifikuar dhe të bazuar në standarde që ofrohen tërësisht falas. Zhvilluar nga pioneri i kurseve falas online Mike Feerick, Alison u themelua në 2007-ën dhe ishte provider i parë kurseve masive të hapura online.

Sot, ti mund të marrësh falas kursin e marketingut dixhital Diploma in E-Business për të krijuar aftësitë në optimizimin e kërkimeve, Analitiket e Google, AdWords, analiza të treguesve të të ardhurave etj.

Sigurisht se nëse doni të jeni të vlefshëm për çfarëdolloj organizate (duke përfshirë edhe startupin tuaj), duhet të mësoni si të kodoni!

6. Chatbot University

MobileMonkey ofron kurse pa pagesë për chatbot. Chatbot-ët janë shumë të rëndësishëm për performancën e biznesit tuaj online me mesazhet e automatizuara private. Mësoni në lidhje me marketing chatbot falë tutorialeve, mjeteve dhe burimeve që ofron MobileMonkey.

*Webinar është një akronim i “Web-Based Seminar”, që do të thotë një seminar i bazuar online. Pra webinar është një prezantim, leksion, trajnime ose seminare të cilat transmetohen online duke përdorur softuere për video-konferencë. Karakteristika dalluese e Webinar-it është elementi interaktiv: aftësia për të dhënë, marrë ose diskutuar informacione në kohë reale.

/Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe Të programosh vetë, pse është e rëndësishme për një sipërmarrës?

/Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0