Top 5 personazhet më të lexuar në Businessmag për 2018 - Business Magazine Albania

Top 5 personazhet më të lexuar në Businessmag për 2018


 

Si ia kanë arritur? Çfarë kanë bërë dhe çfarë sugjerojnë për të qenë të suksesshëm? Businessmag ka sjellë këtë vit personazhe interesante, modele të suksesshme në biznes, sipërmarrës të rinj, apo profesionistë e sipërmarrës që kanë bërë sukses jashtë vendit.

Ja cilët janë 5 personazhet më të lexuar të vitit në BM dhe rrjetet tona sociale:

1- Hetem Ramadani

Për të qenë i suksesshëm duhet të jesh i shëndetshëm dhe larg lëmshit të botës së jashme moderne. Mund të përkthehet kështu filozofia e jetës së Hetem Ramadanit, sipërmarrësit që shënoi një kërcim vjetor të fitimeve në një vit, pikë kthese për kompaninë e tij.

I ftuar këtë vit në Startup Grind Tirana, ai ishte ndër personazhet më të ndjekur, si në intervistën live edhe online.

Sot, më shumë se sipërmarrës ai njihet si një person me ndikim të madh në komunitet, pas studimeve të tij prej mëse 20 vitesh në fushën e mjekësisë, fizikës kuantike dhe meditimit të vazhdueshëm. Sipas tij, “ne jemi mësuar gabimisht me sistemin amerikan Do it faster & hard work. Të gjitha arritjet në shkencë e në art, janë bërë nga meditimi”. Kjo e fundit vlerësohet të sjellë një qartësi mendimi që mundëson zgjidhjen më të mirë të mundshme për situata të ndryshme.

Çelësi, për sukses është tek vetëdija e plotë, sipas Hetem Ramadanit. Pjesa tjetër i mbetet energjisë përrreth. “Me meditim nuk bën asgjë, por sisemi nervor shkon në atë fushën ku çdo gjë është e mundur”, thotë ai.

Lexo: Hetem Ramadani, sipërmarrësi meditues në Startup Grind

2- Vasil Naci

Nëntori shënoi sërish sukses për atë që Vasil Naci e ka pasion, e tashmë mënyrë jetese. Frymëzimin që ai merr në vende të ndryshme të botës, duke ndjekur folësit motivues më në emër si dhe përvojën e tij, por i shpërndan në komunitet, frymëzim e nxitje për një perspektivë më të mirë.

Në një intervistë për Businessmag.al në prag të eventit të tij, ai tregoi rrugëtimin dhe këndvështrimin e tij për jetën e mënyrën e të bërit biznes.

“Rruga Drejt Suksesit” i dedikohet zhvillimit dhe rritjes në aspektin personal dhe profesional. “Misioni im është të ndaj me njerëzit mësimet dhe eksperiencat e përfituara gjatë 27 viteve në biznes, njohuritë e përftuara përmes trajnimeve me ekspertë botërorë të biznesit dhe rritjes personale, pasi besoj se të gjithë duhet të kontribuojmë me çdo gjë të mirë që kemi, për të bërë më të mirë komunitetin ku jetojmë”, thotë z.Naçi.

Ky event po ndihmon në krijimin e një komuniteti me njerëz që besojnë tek rritja dhe zhvillimi, që e duan suksesin dhe punojnë fort për ta arritur atë.

Lexo: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses 

3- Flamur Hoxha

Me rreth 25 vite në fushën e biznesit, Flamur Hoxha është tashmë sipërmarrës i përmasave ndërkombëtare. Ai bleu para pak vitesh, kompaninë italianë të dizenjimit, prodhimit e tregtimit të veshjeve (këmisha) dhe sot numëron dhjetëra të punësuar në Itali, që tregtojnë veshjet në të gjithë Italinë dhe në disa shtete në Botë.

Flamuri dhe sipërmarrësi italian ranë dakord, dhe “Kler” blen paketën e kompanisë në Bari të Italisë (klientë, furnitorë, agjentë) duke u vënë përballë të gjithë partnerëve dhe klientëve të huaj. Kështu u krijua “Kler Italia”, e cila shpejt arriti të fitojë besimin e klientëve të huaj.

Përvoja e jetës në biznes është kompania Kler në Shqipëri, e cila tashmë administrohet nga gruaja e tij. Biznesi i rritur gradualisht arriti të kalonte nga një fason (thjeshtë përpunues) në prodhues të mirëfilltw. Për disa vite Flamuri ishte President i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve (industria me më shumë të punësuar në vend).

Lexo: Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu “pronarin” e tij

4- Elda Gjoka

Ajo është sot konsulente e niveleve ndërkombëtare në fushën e komunikimit dhe menaxhimit. Elda është Themeluese & CEO e Genuine Effect shpk, Kompani PR&Konsulence prej Qershorit 2012. Ajo është e njohur tashmë si trainere, folëse motivuese dhe mentore për biznese dhe individë që aspirojnë zhvillimin personal.

Prej Gushtit të këtij viti, Elda është një nga 9 Ekspertët Senior të Task-Forcës Globale të Shell Miami Team Edelman Latin Amerika për Shell Petroleum për Menaxhimin e Krizave & Komunikimin më Median. Për më shumë kohë, Elda është Eksperte Marketingu dhe Këshilltare Strategjike për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Këtë vit, lexuesit tanë ndoqën me interes përfshirjen e saj në librin “Les Brown changed our life’’, me autor Patrick Businge.  Dëshmia e Eldës është mes 77 dëshmivë botërore, se si Les Brown ndryshoi jetën e tyre.

Në intervistën për BM, Patrick Businge tha se, “Historia e saj vazhdon të na tregojë se nëse ëndrra juaj është shumë e madhe, kufizimet nuk kanë rëndësi”.

Arritjet, janë rezultat i rrugëve sfiduese sipas Eldës. ‘‘Në ditët e sotme duhet të vraposh shumë për të qëndruar në vend”, thotë ajo.

Lexo: Motivimi i Elda Gjokës. Folësja motivuese bëhet pjesë e librit “Les Brown ndryshoi jetën time”

5-Rina Binxhiu

Për një ditë studentja e teknologjisë së Informacionit tashmë e punësuar, u shfaq në Times Square. Ajo sapo ka nisur karrierën e saj në fushën e teknologjisë së Informacionit dhe po punon për kompaninë DELL. Në një intervistë për BM, thotë se, do të donte të punonte me kompanitë në Kosovë-Shqipëri për t’i avancuar të rinjtë shqiptarë me pasion për teknologjinë.

Rina shpreson që në një të ardhme të afërt, të ketë mundësi të flasë me nxënësit e shkollave të mesme dhe t’i drejtojë në rrugën e shkencës dhe ndikimin që ata mund të bëjnë në të ardhmen e teknologjisë.

Paraqitja e Rinës në Times Square ishte si përfaqësim i femrave inxhiniere në industri. Ajo u prezantua si shembull dhe motivim për vajzat që dyshojnë se mund të kenë sukses në një industri të dominuar nga meshkujt.

Rina u rrit në një periudhë të vështirë në Kosovë, por falë këmbënguljes së prindërve arriti të vijojë studimet në Amerikë.

Lexo: A ju pëlqen të shfaqeni një ditë në Times Square?! Bëhuni inxhinierë IT, ose ambasadorë për një zhvillim të rëndësishëm. Rina ia doli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0