Tony Robbins: 5 aftësi për menaxhimin e jetës që të ndihmojnë të arrish më shpejt objektivat e tua - Business Magazine Albania

Tony Robbins: 5 aftësi për menaxhimin e jetës që të ndihmojnë të arrish më shpejt objektivat e tua

Pritshmëritë që ke për veten janë të larta: dëshiron të jesh lider në punë, një mbështetje e jashtëzakonshme për familjen tënde, të ruash një formë të shkëlqyer fizike dhe njëkohësisht të kontribuosh për komunitetin. Të tjerët shpesh të cilësojnë si “ambicioz”, dhe kjo dikur ishte një arsye krenarie. Por me kalimin e kohës ke kuptuar se sa më shumë ngarkohesh, aq më e vështirë bëhet menaxhimi i jetës. Ke përdorur lista detyrash për të qëndruar në kontroll, por ky sistem nuk po funksionon. Listat e detyrave nuk të ndihmojnë të menaxhosh jetën, përkundrazi, të krijojnë ndjesinë se nuk po bën mjaftueshëm. Për të përjetuar rritje të vërtetë, duhet të zhvillosh aftësi reale për menaxhimin e jetës, jo thjesht të shtosh më shumë detyra në axhendë.

Si mund ta menaxhosh më mirë jetën?

Shumica e njerëzve e shikojnë menaxhimin e jetës në mënyrën e gabuar: nisin me listën e përditshme të detyrave dhe përpiqen të fusin gjithçka në orët e pakta të ditës. Por, siç thotë Tony Robbins: “Nuk mund të kesh një plan për ditën nëse nuk ke një plan për jetën.”
Fillo me objektivat përfundimtare, ndërto planin duke ecur mbrapa dhe menaxhimi i jetës do të bëhet më i thjeshtë. Nëse po arrin rezultate, po shënon detyra si të përfunduara, por sërish ndjen boshllëk dhe pyet veten: “A është kjo gjithçka që ka jeta për të ofruar?”, atëherë është koha të ndryshosh qasje. Ja 5 aftësi themelore për menaxhimin e jetës që mund të integrosh në përditshmërinë tënde për të përshpejtuar rrugën drejt suksesit:

1. Gjej qëllimin

Çfarë dëshiron vërtet nga jeta? Cili është objektivi yt më i lartë?
Nuk bëhet fjalë për një makinë luksoze apo një shtëpi madhështore, qëllimi yt i vërtetë është diçka më e thellë. Pavarësisht nëse është sigurimi i një jete të mirë për familjen apo të jesh më i miri në fushën tënde, qëllimi yt duhet të mbart kuptim, emocion dhe liri. Shpesh, humbet drejtimin sepse përqendrohesh në detyrat afatshkurtra dhe jo në vizionin e madh. Por sa më shumë qartësi të kesh për qëllimin përfundimtar, aq më shumë gjasa ke të arrish atë.
Përdor mjete si Plani i Veprimit Masiv për të përcaktuar hapat konkretë që të çojnë drejt qëllimit. Siç shprehet Tony Robbins: “Një arsye pse shumë pak prej nesh arrijnë atë që dëshirojmë është sepse nuk e drejtojmë fokusin tonë; nuk e përqendrojmë fuqinë tonë. Shumica kalojnë jetën duke eksperimentuar, por kurrë nuk vendosin të zotërojnë diçka.” Vendos të bëhesh zot i jetës tënde dhe mos lejo që koha të të shpëtojë pa kuptim.

Lexo edhe: Suksesi “Made in Albania”: Njihuni me shqiptarët që shkruan emrin në Forbes!

2. Apliko teknikën e “Chunking”

Nuk po dështon sepse nuk je i aftë, por sepse po përpiqesh të përqendrohesh në shumë gjëra njëherësh. Një nga aftësitë më të vlefshme në menaxhimin e jetës është ndryshimi i mënyrës se si mendon për qëllimet. Në vend që të përqendrohesh në të gjitha hapat që të çojnë drejt një qëllimi, mendo dhe vizualizo rezultatin përfundimtar.
Shembull: dëshiron të mësosh të gatuash, por të trembin të gjitha detajet, lista e ushqimeve, recetat, pastrimi, etj. E sheh si një proces të lodhshëm.

Nga ana tjetër, kur mendon për të shkuar në palestër, procesi është më i thjeshtë: shkon dhe stërvitesh. Në realitet, edhe gatimi dhe palestra kërkojnë përpjekje të ngjashme – ndryshimi qëndron në perceptimin tënd. “Chunking” do të thotë të grumbullosh detyra të ngjashme dhe t’i shohësh ato si një njësi të vetme të menaxhueshme. Me praktikë, këto detyra nuk duken më të vështira, por pjesë e rutinës. Kur t’i shohësh kështu, gjithçka bëhet më e arritshme.

3. Përdor kohën N.E.T. (No Extra Time)

Një nga aftësitë thelbësore për arritjen e objektivave është të mësosh vazhdimisht. Por, me një axhendë të ngarkuar, të lexosh një libër ose të ndjekësh një kurs mund të duket e pamundur. Këtu hyn koncepti i kohës N.E.T., koha kur mund të mësosh pa pasur nevojë për kohë shtesë.
Dëgjo një podcast në makinë, një audiolibër gjatë ecjes ose lexo një artikull ndërkohë që pret diku. Këto momente të vogla, kur mblidhen, të ndihmojnë të ndërtosh një mendje më të fortë dhe më të fokusuar.

4. Investo në marrëdhëniet personale

Menaxhimi i jetës nuk ka të bëjë vetëm me performancën në punë apo suksesin fizik. Ai përfshin edhe ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme.
Koha që kalon me partnerin, fëmijët apo miqtë, nuk është kohë e humbur, është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies tënde. Planifiko aktivitete në çift, biseda me fëmijët, kohë për lojë ose relaks me të dashurit. Këto momente ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe e bëjnë menaxhimin e saj më të lehtë dhe më të bukur.

5. Përmirëso komunikimin

Sa herë ke humbur kohë, produktivitet apo energji për shkak të keqkuptimeve? Një projekt i rishikuar në punë ose një debat në shtëpi shpesh janë rezultat i mungesës së komunikimit të qartë. Mëso stilet e komunikimit të njerëzve që ke rreth vetes – partneri, kolegët, fëmijët  dhe bëhu më i vetëdijshëm për mënyrën si shprehesh dhe si dëgjon.
Kur e përmirëson komunikimin, kursen kohë dhe rrit efikasitetin në çdo aspekt të jetës.

TR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0