Tirana Businessclub, më shumë se një co-working space - Business Magazine Albania

Tirana Businessclub, më shumë se një co-working space

Tirana Businessclub

Mjedisi më i ri në kryeqytet në dispozicion të sipërmarrësve dhe startupeve

Një mjedis biznesi në zemër të kryeqytetit sapo është hapur. Tirana Businessclub, është co-working space më i ri në vend, i cili ofron mjedise moderne të përshtatshme për çdo lloj kërkese.

Mbrëmjen e të Enjtes, sipërmarrës, startupe, digital nomad dhe ekspertë e përfaqësues të organizatave mbështetëse të biznesit, ishin pjesë hapjes së mjediseve të reja.

Tavolina të dedikuar për të punuar si i pavarur, por edhe mjedise të posaçme për sipërmarrës që kanë 3-4 të punësuar. Tirana Businessclub ofron dy zyra të posaçme, sallë mbledhjesh, sallë eventesh (për rreth 20 persona), dy mjediset për mbledhjet online dhe komunikimet me telefon, të cilat mund t’i realizoni në qetësi të plotë, krahas dhjetëra vendeve të punës, nëse ju nevojitet një tavolinë punë.

E ndodhur pranë ish Stacionit të Trenit, ajo është vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës. E aksesueshme lehtësisht dhe me një lidhje direkte me unazën e Tiranës, sipërmarrësit e rinj, nomadët digitalë dhe kompanitë e vogla kanë një mundësi shumë ekonomikë dhe një mjedis produktiv pune.

Në këto mjedise janë tashmë të stacionuara dy prej nxitësve dhe mbështetëseve të rëndësishëm të bizneseve inovative “BusinessMag” dhe “AlbaniaTech”.

Lexo: 5 çelësat për të realizuar ndryshime pozitive në jetën dhe biznesin tuaj

Një nismë e tillë, mundëson më shumë se një co-working spaces. Ajo mundëson interaktivitet më të lartë mes sipërmarrësve, por edhe me dy platformat, të cilat janë dinamike në sjelljen e informacioneve të nevojshme për ekosistemin e startupeve. Design modern dhe ngjyra të ngrohta, të përshtatshme për një mjedis pune miqësor ju presin në Tirana Businessclub, pranë ish-Stacionit të Trenit.

Për një zyrë private, me 4 persona, ju duhet të paguani vetëm 490 euro në muaj, duke përfituar nga të gjitha facilitetet, internet, sallë mbledhjesh, dhe shfrytëzimin e mjediseve të përbashkëta.

Startupet kane një trajtim special me vetën 79 euro/muaj, me një tavolinë të rezervuar për ta, ndërsa një sipërmarrës i vetëm mund të sigurojë qëndrimin e tij mujor për vetëm 139 euro. Të gjithë kanë akses për të shfrytëzuar mjediset e përbashkëta.

Për më shumë ju ftojmë të vizitoni tiranabusinessclub.al dhe të kontaktoni drejtuesit e kompanë ose të bëni një vizitë në mjediset e saj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0