Tirana bëhet kryeqendra e teknologjisë... - Business Magazine Albania

Tirana bëhet kryeqendra e teknologjisë, 38 folës ndërkombëtarë në Albania Dreamin’ 2025

Më 10 maj 2025, Tirana do të presë një nga konferencat më të rëndësishme të teknologjisë dhe inovacionit në rajon, “Albania Dreamin’ 2025”. Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të 38 folësve ndërkombëtarë nga 22 vende, ky event pritet të jetë një pikë takimi për liderët e transformimit digjital, ekspertët e Salesforce dhe inovatorët e inteligjencës artificiale.

Në një kohë kur teknologjia po riformëson mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëritë, Albania Dreamin’ sjell në Ballkan një ngjarje që rivalizon konferencat më prestigjioze në botë. Piramida e Tiranës, e rikthyer tashmë si një qendër inovacioni, do të shërbejë si skena ku profesionistë të teknologjisë dhe liderë të industrisë do të ndajnë njohuritë e tyre mbi të ardhmen e AI, CRM dhe transformimit digjital.

Një platformë përtej teknologjisë

Albania Dreamin’ 2025 nuk është thjesht një konferencë për specialistët e Salesforce-it. Eventi synon të krijojë një uratë lidhëse mes bizneseve, inovatorëve dhe profesionistëve, duke ofruar mundësi unike rrjetëzimi për më shumë se 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Pjesë e programit do të jenë sesione të dedikuara për inteligjencën artificiale, të dhënat në cloud, inovacionet në CRM dhe trendet më të fundit të teknologjisë. Folës të mirënjohur në nivel global do të ndajnë eksperiencat e tyre, duke sjellë në Shqipëri perspektiva të reja mbi ndikimin e teknologjisë në biznes dhe shoqëri.

LEAPin Albania 2025 – Lidership, sipërmarrje dhe ndikim

Një nga elementët më të spikatur të konferencës do të jetë LEAPin Albania 2025, një hapësirë e dedikuar për lidershipin, sipërmarrjen, angazhimin qytetar dhe qëndrueshmërinë. Ky segment synon të frymëzojë të rinjtë dhe profesionistët që kërkojnë të jenë pjesë e ndryshimeve globale.

Panelet kryesore do të përfshijnë:

  • Inovacionin dhe AI – Si po transformon teknologjia mënyrën se si jetojmë dhe punojmë?
  • Biznesin dhe lidershipin – Strategjitë e suksesshme në epokën digjitale
  • Shëndetin mendor dhe inteligjencën emocionale – Si të ndërtojmë rezistencë në botën moderne?
  • Sipërmarrjen e gjelbër dhe ndryshimet klimatike – Rrugët drejt një të ardhmeje të qëndrueshme
  • Edukimin qytetar dhe objektivat e OKB-së 2030 – Roli i të rinjve në zhvillimin global

Një event që hap dyer për bizneset dhe karrierën

Përveç sesioneve edukative, Albania Dreamin’ 2025 ofron një mundësi unike për sipërmarrësit dhe profesionistët që duan të zgjerojnë rrjetin e tyre. Panairi i Karrierës do të lidhë talentet e rinj me kompanitë lider, ndërsa takimet B2B dhe B2C do të ndihmojnë në krijimin e partneriteteve të reja.

Me një rritje të ndjeshme të industrisë së teknologjisë në Shqipëri dhe Ballkan, Albania Dreamin’ vjen si një event i domosdoshëm për ata që kërkojnë të jenë pjesë e ekosistemit global të inovacionit.

Si të bëheni pjesë?

Për të marrë pjesë në Albania Dreamin’ 2025, mund të regjistroheni në platformën zyrtare, dreamin.al.

Lista e plotë e folësve ndërkombëtarë:

Një mundësi unike për të mësuar, rrjetëzuar dhe qenë pjesë e së ardhmes së teknologjisë. A do të jesh aty?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0