Tipari i personalitetit që lidhet me rritjen e inteligjencës dhe lumturisë - Business Magazine Albania

Tipari i personalitetit që lidhet me rritjen e inteligjencës dhe lumturisë

Tipari i personalitetit që lidhet me rritjen e inteligjencës dhe lumturisë

Disa njerëz janë të bindur se të jesh i zgjuar të bën të palumtur; sipas tyre, “thjeshtësia” dhe “lumturia” janë të ndërlidhura. Ata mendojnë se njerëzit më pak inteligjentë nuk e kuptojnë panoramën e gjerë, ndaj shqetësohen më pak. Mendojnë se ata nuk kanë standarde të larta, ndaj nuk përjetojnë dështime shpesh. Mendojnë se nuk janë kërkues, ndaj kanë më shumë miq.

Nëse mendoni se këta njerëz gabojnë dhe e kundërta është e drejtë  mund të thoni se ata janë viktimë e efektit Dunning-Kruger, një mënyrë të menduari, që i bën njerëzit të besojnë se janë më të zgjuar dhe më të aftë se ç’janë në të vërtetë. Ose thjesht mund të mbështeteni te shkenca. Sipas një studimi të publikuar në Psychological Medicine, nivelet e lumturisë janë më të larta te grupet me koeficientë inteligjence (IQ) më të larta dhe më të ulëta te grupet me IQ më të ulëta. Ata me IQ më të lartë ishin midis 120 dhe 129, ndërsa ata në kategorinë më të ulët ishin midis 70 dhe 99.

Bëhu më i zgjuar, bëhu më i lumtur.

Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, veçanërisht kur ka dallim mes të qenët i “arsimuar” dhe i “zgjuar”. Edhe pse kërkimet tregojnë se arritjet arsimore lidhen me mirëqenie më të lartë subjektive. Inteligjenca mund të rritet, por kërkon përpjekje. Por ajo që mund të bëni, duke filluar sot, është të jeni më të hapur. Sipas një studimi të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, që përfshiu një meta-analizë të mbi 1,300 studimeve me miliona njerëz, të qenët mendjehapur është i vetmi tipar personaliteti me një korrelacion të konsiderueshëm pozitiv me inteligjencën. Koncepti i të qenët më të hapur, ka të bëjë me gatishmërinë tuaj për t’u përfshirë dhe për të eksploruar përvoja të reja, ide, informacione, marrëdhënie ndërpersonale, etj. Gjithashtu, kini parasysh që është një nga pesë tiparet kryesore të personalitetit dhe një nga tiparet më të lehta për t’u krijuar ose mësuar. Do të thotë thjesht të jesh pak më pak i sigurt, më pak i sigurt që ke të drejtë, më pak i sigurt që di çfarë të pëlqen dhe çfarë jo, më tolerant ndaj paqartësisë, më i gatshëm për të bërë pyetje, më i gatshëm për të folur më pak dhe për të dëgjuar më shumë.

Lexo edhe:“Nubbin”, çipi që të fut në ëndrra. Realitet apo mashtrim marketingu?

Si thotë Jeff Bezos: “Njerëzit më të zgjuar rishikojnë vazhdimisht kuptimin dhe qëllimin e tyre, rishqyrtojnë një problem që mendonin se e kishin zgjidhur. Ata janë të hapur ndaj pikëpamjeve të reja, informacioneve të reja, ideve të reja, kundërshtimeve dhe sfidave ndaj mënyrës së tyre të të menduarit.” Shkenca e mbështet atë. Një seri eksperimentesh të publikuar në Harvard Business Review tregojnë se edhe pse ndryshimi i mendjes mund të të bëjë të dukesh më pak i zgjuar, në fakt, të bën më të zgjuar. Një shembull: sipërmarrësit që përshtateshin, rishikonin dhe ndryshonin qëndrimet e tyre gjatë një konkursi prezantimi kishin gjashtë herë më shumë gjasa për të fituar. Herën tjetër, që dyshoni në inteligjencën tuaj, mendoni sa shpesh keni ndryshuar mendim në ditët e fundit. Nëse përgjigjja është “jo shpesh”, ndoshta nuk jeni aq mendjehapur sa mund të ishit. Mençuria nuk ndodhet të të qenët i sigurt. Mençuria është të dish që, megjithëse mund të dish shumë, ka edhe shumë që nuk di. Mençuria është të përpiqesh të gjesh atë që është e drejtë, jo të dëshmosh që ke të drejtë. Përpiquni të jeni pak më mendjehapur. Do të mësoni gjëra të reja, do të përjetoni përvoja të reja. Do të njihni njerëz të rinj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0