Thyej heshtjen, fushata e OSBE për ndërgjegjësimin kundër dhunës

Thyej heshtjen, fushata e OSBE për ndërgjegjësimin kundër dhunës


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po zhvillon në Shqipëri një fushatë ndërgjegjësimi të quajtur “Jepi fund dhunës”. Fushata në mediat sociale, mund të ndiqet në rrjetet sociale të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në Twitter dhe Facebook, si edhe në Instagramin e OSBE-së. Këtë muaj, OSBE-ja po shpërndan postera në rajonet e policisë, në mbarë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe rolin e policisë në luftën kundër kësaj dhune. 

Fushata bazohet në gjetjet kryesore të Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, në të cilën u intervistuan mbi 15 mijë gra, në shtatë shtete pjesëmarrëse: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Moldavi dhe Ukrainë. Në Shqipëri, pjesë e anketës u bënë 1 800 gra. Dhuna kundër grave është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, e megjithatë, mbetet një fenomen i përhapur nëpër botë.

Rezultatet e anketës së OSBE-së treguan se dhuna kundër grave vijon të jetë e pranishme në Shqipëri. 19 % e grave kanë përjetuar dhunë fizike dhe 4 % thonë se kanë pësuar dhunë seksuale nga partneri intim. Më shumë se gjysma e grave (62%) kanë pësuar dhunë psikologjike nga partneri. 34% e grave kanë përjetuar ngacmim seksual që prej moshës 15-vjeçare dhe 17% e kanë pësuar këtë lloj ngacmimi gjatë 12 muajve përpara zhvillimit të anketës. 

Lexo: Këto vende i kërkojnë Google të heqë shumicën e përmbajtjes të publikuar për to

Rrallë herë gratë i denoncojë rastet e dhunës tek autoritetet përgjegjëse. Vetëm 3% e grave, që pësuan dhunë nga partneri aktual, denoncuan në polici rastin që u dukej më i rëndë dhe thuajse gjysma e grave të intervistuara në Shqipëri (48%) mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, e cila duhet të trajtohet brenda familjes. Turpi, frika, varësia ekonomike dhe mosbesimi tek institucionet janë pengesat kryesore të identifikuara nga gratë si arsye për mosdenoncimin e dhunës. Dhuna kundër grave ndodh në hapësira private dhe publike: në shtëpi, në punë, në shkolla dhe universitete, në rrugë dhe në mjetet e transportit publik. Ajo mund t’i ndodhë çdo gruaje, duke e prekur rëndë mirëqenien e saj dhe duke e penguar të marrë pjesë plotësisht në shoqëri. 

Dhuna kundër grave është rezultat i pabarazisë gjinore, e cila bazohet në normat dhe sjelljet e dëmshme ekzistuese. Për të ndryshuar perceptimin se ngacmimi seksual apo dhuna kundër grave është normale dhe çështje private, ne të gjithë mundemi dhe duhet t’i mbështesim e t’i nxisim gratë të denoncojnë çdo rast të dhunës dhe të marrin ndihmën që iu nevojitet. Në Shqipëri, ndihma ofrohet përmes Linjës Kombëtare të Këshillimit, www.hotlinealbania.org, në numrin falas të telefonit 116 – 117.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0