Thirrje për aplikime nga programi i akselerimit InCredibles - Business Magazine Albania

Thirrje për aplikime nga programi i akselerimit InCredibles


Programi i akselerimit InCredibles është në kërkim të sipërmarrësve inovativë nga Europa Qendrore dhe Lindore, të cilët krijojnë projekte inovative. InCredibles është një mundësi e shkëlqyer për të treguar idenë tuaj në një treg të madh.

Në veçanti janë në kërkim projektet që tashmë janë të përfshira në të paktën një akselerator (kanë përfunduar fazën e MVP) ose kanë një produkt apo shërbim së bashku me një skaudër dhe që janë gati të zhvillohet ndërkombëtarisht.

Janë të ftuara kompanitë inovative nga çdo sektor, por prioritet u jepen kompanive teknologjike, të cilat mbështeten në teknologjinë blockchain.

Fituesit e konkursit do të përfitojë një grant prej 50 000 dollarë, një mundësi unike për të zgjeruar bizneset e tyre si dhe dy muaj akselerim në Varshavë dhe Londër!

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Aplikoni para datës 17 Gusht duke plotësuar formën e aplikimit në linkun: https://incredibles.eu/#zgloszenia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0