Në episodin e radhës të Think Big, më 13 Korrik, sjellim CardoAi, një ndër startup-et më të suksesshme në fushën e Fintech. Si janë përshtatur kompanitë e teknologjisë në kohën e pandemisë, sa të lehtë e kanë pasur rrugëtimin e tyre dhe cilat kanë qenë vështirësitë.
Bëni Subscribe në kanalin e Youtube për të ndjekur Live episodin e tretë të Think Big!
Në këtë episod do të gjeni pasqyrimin e një modeli të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm teknologjik që operon në 3 shtete, duke u orientuar edhe te përballja me sfidat e rënda siç ishin tërmeti dhe pandemia. Në emision flasin drejtuesit e kompanisë CardoAI, të cilët na tregojnë rrugëtimin e tyre, fillesat dhe strategjitë e përdorura në drejtimin e një kompanie që ka dhjetëra të punësuar dhe krijon produkte teknologjike për një treg global.
Sipas raporteve të ndryshme të sektorit, Shqipëria renditet ndër të parat vende në Europën Juglindore për numrin e të diplomuarve në IT për 100 mijë banorë. Aktualisht vlerësohet se vendi ka potencial të lartë për zhvillim në këtë industri, por sa të thjeshtë e kanë kompanitë teknologjike gjetjen dhe rekurtimin e personave të kualifikuar dhe si janë qasur në tregun global.
CardoAI dhjetorin e kaluar është përgjedhur si Startupi i vitit për 2020. Por jo vetëm kaq rezulton se kompania ka marrë shumë çmime në kompeticione ndërkombëtare.
Në këtë takim shtrohen pyetje si përse themeluesit kanë vendosur që asetin më të rëndësishëm të kopanisë, Teknologjinë dhe Talentin e lidhur me të, ta zhvillojnë në Shqipëri? Duke marrë parasysh problematikat kryesore në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe mungesën e burimeve njerëzore të kualifikuar. Çfarë strategjie apo politikash rekrutimi kanë aplikuar për të tërhequr dhe mbajtur talentet në kompani? A shikohet potencial të kultivimit të talenteve në Shqipëri përsa i përket ICT? Si ndikoi pandemia në planet e të ardhmes për zgjerim? A ndryshoi ajo diçka në mënyrën e menaxhimit dhe në operacionet e kompanisë?
Gjatë intervistës preket një nga çëshjtjet më të diskutuara, a do t’i zëvendësojë inteligjenca artificiale pozicionet e punëve të njerëzve? Si do të ndikojë kjo në papunësinë globale dhe si mund të jemi të përgatitur për këto ndryshime që mesa duket po vijnë shumë shpejt me zhvillimin teknologjik?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.