Thëniet që do të ndryshojnë mënyrën se si mendoni - Business Magazine Albania

Thëniet që do të ndryshojnë mënyrën se si mendoni

Thëniet

Jeta ndonjëherë duket se nuk ka kuptim. Ne jemi këtu për një periudhë të shkurtër, të gjithë kanë ardhur këtu me një datë skadence. Ai që ka lindur me siguri do të shkojë një ditë. Nëse e dimë se e kemi kohën e përcaktuar, pse e kalojmë jetën duke ndjekur gjërat që nuk kanë rëndësi për ne?

Bëjini vetes një pyetje të thjeshtë se për çfarë dua të investoj në jetën time? Cilado qoftë përgjigja vendosni zemrën, mendjen dhe shpirtin tuaj në këtë.

Lexoni: 50 thënie frymëzuese për të reflektuar për një javë më të mirë

  1. “Uljet dhe ngritjet në jetë janë shumë të rëndësishme për të na mbajtur përpara, sepse një vijë e drejtë edhe në një EKG do të thotë se nuk jemi gjallë.” — Ratan Tata
  2. “Të kesh shumë para duke mos pasur paqe të brendshme është si të vdesësh nga etja, ndërsa lahesh në oqean.” — Paramahansa Yogananda
  3. “Miliona njerëz nuk e analizojnë kurrë veten. Mendërisht ata janë prodhime mekanike të fabrikës së mjedisit të tyre, që konsumojnë mëngjesin, drekën e darkën, duke punuar e fjetur dhe duke shkuar andej-këtej për t’u argëtuar. Ata nuk e dinë se çfarë apo pse po kërkojnë, as nuk e kuptojnë kurrë lumturinë e plotë dhe kënaqësinë e qëndrueshme. Duke shmangur vetë-analizën, njerëzit vazhdojnë të jenë robotë, të kushtëzuar nga mjedisi i tyre. Vetë-analiza e vërtetë është arti më i madh i përparimit.” — Paramahansa Yogananda
  4. “Ngrini fjalët, jo zërin. Është shiu ai që rrit lulet, jo bubullima.” — Rumi
  5. “Ai që mbjell pemë, duke e ditur se nuk do të ulet kurrë nën hijen e tyre, të paktën ka filluar të njohë kuptimin e jetës”. — Rabindranath Tagore
  6. “Gjithçka që na përket na vjen nëse krijojmë kapacitetin për ta marrë atë.” — Rabindranath Tagore
  7. “Një llambë mund të ndezë një llambë tjetër vetëm kur ajo vazhdon të digjet në flakën e saj.” — Rabindranath Tagore
  8. “Aftësia jonë më e madhe si njerëz nuk është të ndryshojmë botën, por të ndryshojmë veten.” — MK Gandhi
  9. “Flisni vetëm nëse kjo përmirëson heshtjen.” — MK Gandhi
  10. “Mosmarrëveshjet e sinqerta janë shpesh një shenjë e mirë e përparimit.” — MK Gandhi

/medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0