Thënie për lidershipin nga drejtuesit më me ndikim në botë

Thënie për lidershipin nga drejtuesit më me ndikim në botë


Të jesh një udhëheqës nuk është një detyrë e lehtë – duhet punë, guxim dhe të rrezikosh. Të jesh në gjendje për të gjetur zgjidhje, për të zgjidhur problemet dhe për t’i bërë gjërat më mirë, janë komponentë jetikë për udhëheqjen efektive. Roli si një shembull për njerëzit që duhet ndjekur do të thotë të bësh gjëra që do të përmirësojnë më mirë punonjësit, komunitetin apo edhe botën.

Përshembull Steve Jobs jo vetëm që ndërtoi perandorinë e Apple, por produktet që ai krijoi ndihmuan në përmirësimin e botës si një e tërë. Është i njëjti rast me Mark Zuckerberg dhe Facebook. Ndërsa filloi me një rrjet të thjeshtë social për studentët e Harvardit, Zuckerberg përfundimisht e udhëhoqi kompaninë për ta bërë një rrjet që lidh rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën.

Këto janë disa thënie në lidhje me udhëheqjen nga Zuckerberg, Jeff Bezos, Thomas Jefferson dhe shumë drejtues të tjerë të suksesshëm.

Steve Jobs

“Puna ime nuk është të jem i mirë me njerëzit. Puna ime është t’i bëj ata më të mirë.” – Steve Jobs

Barack Obama

“Një zë i vetëm mund të ndryshojë një dhomë të tërë.” — Barack Obama

Albert Einstein

“Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi…. Nga moshmarrëveshja sjell harmoni… Dhe nga vështirësia, sjell mundësi.” — Albert Einstein

Larry Page

“Puna ime si lider është të sigurohem që çdokush në kompani të ketë mundësi të mira, dhe të ndjej që ka një impakt të rëndësishëm.” — Larry Page

Coco Chanel

“Veprimi më i guximshëm është mendosh për veten. Me zë të lartë.” — Coco Chanel
Sheryl Sandberg

“Aftësia për të mësuar është cilësia më e rëndësishme që një lider mund të ketë.” — Sheryl Sandberg

Martha Stewart

“Unë mendoj se të pjekësh biskota është e barabartë me drejtimin e një perandorie si Mbretëreshë Victoria. Nuk ka dallime kur e merrni punën seriozisht.”– Martha Stewart

Mark Zuckerberg

“Nëse dëshiron të ndërtosh diçka të madhe, duhet të fokusohesh në ndryshimin që do të sjellësh në botë.” — Mark Zuckerberg

Thomas Jefferson

“Sa herë që bën diçka, sillu sikur e gjithë bota është duke të të parë.” — Thomas Jefferson

Richard Branson

“Komunikimi është aftësia më e rëndësishme që një lider mund të zotëroj.” — Richard Branson

Alfred Hitchcock

“Nëse unë nuk do të jem vetvetja, kush do të jetë?” — Alfred Hitchcock

Warren Buffett

“Dikush është i ulur në hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellë një pemë shumë kohë më parë”. – Warren Buffett

Steven Spielberg

“Detyra jote është të krijosh një botë që zgjat përgjithmonë.” – Steven Spielberg

Tony Robbins

“Njerëzit që kanë sukses nuk janë me fat; ata thjesht po bëjnë diçka ndryshe nga të gjithë të tjerët.” — Tony Robbins

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0